Gogiq: Kosova në Këshillin e Politikës së Jashtme të PE nuk mori përgjigje që dëshironte
Politikologu Ognjen Gogiq thekson se qëndrimi i Parlamentit Europian ku është i domosdoshëm hetim i pavarur për çështjen e shpërthimit në kanalin e Ibar-Lepencit, nuk ishte i dëshirueshëm për Kosovën pasi sikurse tha, Prishtina dëshironte prej PE që të dëgjonte që Sërbia orkestroi sulmin.
“Më e rëndësishmja është se prej PE nuk mbërriti asnjë paragjykim i fajit për atë ngjarje. PE mbajti qëndrimin se është i domosdoshëm hetim i pavarur për të vërtetuar faktet, ky nuk është rezultati që Kosova dëshironte. Kosova nuk shkoi aty me shpresën që PE do bënte thirrje për hetim por dëshironte të dëgjonte se qëndrojnë pas akuzave që dëgjuan prej Kosovës dhe kjo që Sërbia orkestroi atë sulm. Ky është aspekti më domethënës i asaj ngjarjeje”, thotë Gogiq.
Sikurse shton, çështja është se përse komisioni i PE është marrë me atë çështje, sepse ai nuk është instancë gjyqësore para së cilës paraqiten provat. Sipas fjalëve të tij, PE duhet të përjashtohet nga diskutimi ndërsa organet e tjera të dalin dhe të vërtetojnë fakte të caktuara.
“Ndërkaq që ky është incident i rëndë ku asnjë thashethem dhe spekulime nuk u mirëpritën. Me gjasa ftesa e Kosovës erdhi falë miqve të caktuar që Kosova ka aty. Grupe të caktuara parlamentare që janë të prirur ndaj Kosovës të cilat e mbështesin atë sipas çështjeve të tjera. Por që duket se nuk egziston konsensus për këtë çështje në këtë këshill”, theksoi ai.
Gogiq beson se Sërbia nuk ka se çfarë të dëshmojë pasi akuzat që ka dëgjuar janë të pabazuara.
“Nuk duhet t’u jepet rëndësi zhvillimeve të tilla dhe ndoshta nuk u duhet dhënë as legjitimitet Gërvallës në këtë mënyrë çka ndanë podiumin me të dhe së bashku me të folën. Ndoshta është më mirë të jemi mbi situatën dhe të mos përfshihemi në polemika të tilla që janë të paargumentuara dhe të pabaza, sepse madje dhe Sërbia e cila nuk ishte e pranishme dhe nuk ishte e përfaqësuar, në fund mund të jetë e kënaqur me rezultatin në atë komision, sepse akuzat që u dëgjuan ishin të paprovueshme” tha Gogiq.
0 komentet