Staroviq: Incidenti në veri është manipulim i Kurtit sesi të legjitimojë represionin ndaj sërbëve
Ministri për punë dhe punësimin, luftëtarëve dhe çështjve sociale të Sërbisë Nemanja Staroviq ka thënë se incidenti në Zubin Potok nuk ka lidhje me autoritetet e Sërbisë, as me përfaqësuesit legjitim të sërbëve në veri të Kosovës, por paraqet manipulim të Albin Kurtit në të cilën dëshiron të legjitimojë forcimin e represionit ndaj popullit sërb.
“Në veri të Kosovës kemi të dislokuar edhe rreth 2.000 pjestarë të së ashtuquajturës forca speciale monoetntike të policisë kosovare” ka paralajmëruar Staroviq i ftuar tek TV Informer.
Ai tha se është indikative ajo çka 9 minuta pas lajmit të incidentit, Kurti prej Kforit kërkoi dislokimin e FSK në veri.
“Mirë është që Kfor këtë nuk e lejoi, por kjo na dëshmoi në faktin se Kurti më e pakta incidentin e shfrytëzoi për përforcimin e represionit dhe nuk do të më surprizonte që qëndron pas kësaj” ka thënë Staroviq.
E rëndësishme është që Sërbia të insistojë tek përgjigjet e të gjitha pyetjeve në lidhje me incidentin, të ngadalësojë hetimin e saj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mos lejojë që gjithçka të bjerë në harresë brenda pak ditësh, ndërkohë që vendi të pësojë dëme në nivel ndërkombëtar, tha Staroviq.
Ky i fundit tha se Kurti dëshiron të ngadalësojë dhe pengojë rrugën europiane të Sërbisë, për pasojë që ky incident po ndodh në ditët kur po vendoset rreth çeljes së Fashikullit 3.
Staroviq kujtoi se presidenti Aleksandar Vuçiq tha se Sërbia ishte e gatshme të ndihmojë EULEKS, KFOR, madje edhe Prishtinën dhe se qysh nga dita e parë ishte e gatshme të ndihmonte në rregullimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, sepse sërbët në veri janë më të cënuarit kur ndodhin incidente të tilla.
“Ndaj përherë na duhet të nisim nga ajo se kush përfiton, kush mund t’a përdorë apo abuzojë me të. Sërbia nuk ka asnjë përfitim, i vetmi është Kurti”, ka theksuar Staroviq.
Ky i fundit vërejti se reagimet e bashkësisë ndërkombëtare janë të kujdesshme, në bazë të të cilave konkludon se për të gjithë është e qartë se Sërbia nuk ka lidhje me incidentin, sepse në të kundërt, thotë ai, do të kishin mbërritur dënime për llogari të Beogradi zyrtar.
Duke komentuar deklaratën e deputetit gjerman Mikael Rot, Staroviq tha se ai është “lobist shqiptar i konsoliduar”, i cili nuk ka më peshë politike dhe se deklaratat e tij janë “këngë mjelme” me të cilën duhet të justifikojë gjithçka që është investuar tek ai deri më tani.
“Të lëmë mënjanë deklaratat e Rot, të cilat nuk janë surprizuese, por e rëndësishme është të dëgjojmë qëndrimet e qarta të Departamentit të Shtetit, Berlinit dhe Parisit zyrtar. Prezente tek ta është dorë e shtuar kujdesi sepse gjithçka e shikojnë dhe dinë se çfarë po ndodh”, konstatoi Staroviq.
Ky i fundit njoftoi qëndrimin e tij në Uashington, ku do të marrë pjesë në Forumin Vjetor të Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci, i cili mbledh më shumë se 80 parti politike nga më shumë se 60 vende me në krye Partinë Republikane.
“Do të shfrytëzoj çdo mundësi në takimet e shumta me republikanët, me përfaqësues të partive të tjera që t’u them për faktet dhe të mbroj pozitën e politikës së jashtme të Sërbisë” ka thënë Staroviq.
Ky i fundit tha se pret që të shkohet deri tek korektimi i politikës së jashtme të SHBA, që do të orjentohet më shumë nga vetja, si dhe për atë që administrata e Donald Trampit të ketë më shumë dëshirë dhe vullnet që të dëgjojë Sërbinë.
Megjithatë, pranon se është i shqetësuar për dy muajt e ardhshëm, sepse kjo është hapësirë ku mjaft, sikurse Kurti, e shikojnë si shansin e fundit përpara se Tramp të marrë detyrën e presidentit të SHBA.
Pyetjes nëse motivi i Prishtinës në lidhje me incidentin në Zubin Potok janë zgjedhjet e ardhshme, kujton se Kurti erdhi në pushtet me premtime për përparim ekonomik, vende të reja pune, por rezultatet munguan.
“E vetmja që i ka mbetur është represioni ndaj sërbëve dhe një lloj okupimi të veriut për të përforcuar fushatën. Telashi është se ajo përkon me periudhën tranzitore në SHBA, çka ai e shikon thjesht për përforcim të fushatës. Ai pompon vlerësimin me represionin ndaj sërbëve”, tha Staroviq.
Ky i fundit theksoi se qëllimi i Kurtit është që Listën Sërbe ta shpallë organizatë terroriste, e cila do ta pengonte atë të merrte pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
“Projeksione të caktuara të rezultateve thonë se Kurti nuk do të mund të sigurojë shumicën pa deputetët e komuniteteve minoritare, pra pa 10 mandatet e garantuara të komunitetin sërb, të cilat deri më tani i ka fituar Lista Sërbe”, tha Staroviq.
Ky i fundit tërhoqi vëmendjen se kushtet për jetesë të sërbëve sidomos në veri të Kosovës, janë shumë të rënda, veçanërisht në tre vjet e gjysmë qysh prej ardhjes së Kurtit në pushtet.
“Kjo është krijesë e qëllimshme dhe e planifikuar e kushteve të padurueshme për të gjithë komunitetin minoren, për sërbët, që është në përshkrimin e krimit të genocidit sipas Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Krimit të Genocidit. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare mban sytë mbyllur në kuptimin politik, e injoron atë duke i lënë dorë të lirë Kurtit për të zbatuar sovranitetin në mbarë Kosovën”, spegoi Staroviq.
Ai tha se Sërbia duhet dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje sërbëve në Kosovë.
“Nuk bëhet fjalë që të heqim dorë nga të drejtat legjitime të Sërbisë në Kosovë, se do të pajtohemi të kalojmë vijat e kuqe, në asnjë kusht nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë, as nuk do të japim pëlqimin për anëtarësimin e Prishtinës në KB apo ndonjë organ të saj” nënvizoi Staroviq.
Pyetjes rreth mosmarrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Staroviq u përgjigj se ky është falsitet sepse në veprimet e tyre nuk ka dallim pasi që të dy kanë axhendë të qartë ekstremisto-nacionaliste dhe se qëndrimet e tyre ndaj çështjes së Kosovës, ndaj sërbëve dhe Beogradit zyrtar janë identike.
“Nëse shikojmë ndonjë ton dhe konflikte disonante, ato janë falsitete dhe janë pjesë e manipulimit të gjerë”, shpreh bindjen ministri Staroviq.
0 komentet