Gogiq: Nuk janë të diskutueshme këndvështrimet e ndryshme tek UÇK, por e diskutueshme është kur kufizohet liria e shprehjes
Politologu Ognjen Gogiq ka thënë për Kosovo onlajn se Policia Kosovare muajt e fundit e interpreton mjaft gjerësisht konceptin e nxitjes së intolerancës dhe urrejtjes kombëtare, mbi bazën e të cilit ndalon njerëz dhe i mban në paraburgim, ndonëse me këtë në fakt kufizon lirinë e shprehjes.
Duke folur për arrestimin e Igor Popoviqit, zëvendësdrejtorit të Zyrës për K&M, Gogiq thotë se ky rast operohet si përndjekje politike sepse bëhet fjalë për shkelje e të drejtës së lirisë së shprehjes.
“Me atë që tha Popoviq, në asnjë mënyrë nuk e fyejti apo përçoi kërcënim popullit shqiptar, nuk foli në përgjithësi për popullin shqiptar. Foli rreth viktimave sërbe të krimit që kurrë nuk mori epilogun e duhur dhe autorët kurrë nuk u ndëshkuan. Ky është në fakt fokusi i prezantimit të tij dhe kjo në vetvete nuk duhet të jetë fyese për popullin shqiptar”, beson bashkëbiseduesi ynë.
Sipas standardeve të Këshillit të Europës dhe praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, siç përmend ai, liria e shprehjes interpretohet mjaft gjerësisht, pikërisht ndaj çdo deklaratë të mos interpretohet si gjuhë urrejtjeje. Egziston kufi mjaft i qartë ndarës mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes, ku, vëren ai, liria e shprehjes mund të jetë kontroverse.
“Popoviq ka të drejtë të kritikojë apo negativizojë UÇK, nuk është e thënë të ketë të drejtë në përgjithësi, mund të gabojë, por ka të drejtë t’a thotë dhe kjo nuk mund të interpretohet si fyerje ndaj popullit shqiptar sepse ai nuk e barazon UÇK me popullin shqiptar. Kështu që këtu vjen deri aty që për shkak të qëndrimit të shprehur të vlerës së gjykimit i cili mund të jetë i pasaktë, dikujt i mohohet liria. Kështu që kjo duhet të trajtohet si çështje e të drejtave të njeriut dhe në fund të fundit, nëse, të themi, Popoviq tha diçka fyese, veteranët e UÇK mund t’a padisin për dëmtim të reputacionit dhe nderit. Nuk bëhet fjalë rreth asaj nëse ajo që tha është e vërtetë apo jo, bëhet fjalë nëse ai ka të drejtë t’a thotë dhe se nuk mund të konsiderohet gjuhë urrejtjeje sepse ai nuk ka targetuar një grup etnik”, thotë Gogiq.
Arrestimi i Popoviqit sipas vlerësimit të tij, duhet parë në kontekstin e trazirave në Kosovë dhe asaj që autoritetet në Prishtinë po marrin hapa ekstreme si pasojë e situatës spolitike në përgjithësi.
"Këto deklarata dhe arrestime erdhën në moment mjaft të tensionuar në Kosovë, kur është në kulmin e vet kriza politike mes shqiptarëve dhe kur pasionet janë në nivel të lartë dhe Popoviq është dëm kolateral i gjithë kësaj. Por, ndërsa epilogu i situatës politike në Kosovë afrohet, rrethanat me gjasa do të bëhen më të durueshme që rasti i tij të shqyrtohet dhe me gjasa ndonjë apelim për të ndryshuar vendimin egzistues. Kjo duhet parë në kontekstin e trazirave në Kosovë, sepse me sa duket do të mbahen zgjedhje të reja dhe qeveria e Vetëvendosjes po përballet me sfida të natyrës ligjore në punën e saj dhe në atë situatë, duket se bëhen më ekstremë në veprime të caktuara që ndërmerren sepse mund të mendojnë se nuk do të jenë në pushtet për shumë kohë, kështu që e përdorin atë për të bërë çfarë të munden tjetër", tha Gogiq.
Ky i fundit thotë se lind pyetja se cila pjesë e fjalimit të Popoviqit me të vërtetë lëndoi ministrin e policisë në mandatin teknik Xhelal Sveçla, a ishin ato që shfaqi qëndrimet për UÇK apo fakti që përmendi viktimat sërbe që nuk morën kompensim ligjor.
"Ndoshta kjo është e diskutueshme. Ndoshta në të ardhmen, kur dikush flet në memorialet e viktimave sërbe në Kosovë, do ndodhë e njëjta gjë, ndoshta në fakt kjo konsiderohet fyese kur kujtohet se egzistojnë viktima që nuk morën drejtësinë e tyre. Kur është fjala për UÇK, egzistojnë proçese, kanë egzistuar dhe më herët, para tribunalit në Hagë për ish-Jugosllavinë, si dhe tani para Odave Speciale. Pra, gjykohen komandantët e UÇK për krime lufte, duket se egziston arsye kur zhvillohen këto proçese. Megjithatë, është e qartë se tek sërbët dhe shqiptarët, egzistojnë pikëpamje të ndryshme për të kaluarën. Kurrë nuk shkuan tek dialogu, as brenda dy popujve, as mes tyre kur është fjala se kush çfarë i bëri kujt. Kemi pikëpamje të ndryshme për UÇK, kjo në përgjithësi nuk është e diskutueshme, e diskutueshme është kur kufizohet liria e shprehjes. Këtu në përgjithësi nuk bëhet fjalë për UÇK, Popoviq mund të shprehë dhe qëndrime që janë të pavërteta historike, ai mund të gabojë në vlerësimin që ka dhënë për UÇK, ai e ka këtë të drejtë nën lirinë e shprehjes dhe nuk mundet që si pasojë e kësaj të ndëshkohet penalisht. Nëse dikush beson se me këtë ofendon dikë, le ta padisë, por privatisht, por nuk mundet që për këtë të ndërmerret procedurë penale” konkludoi Gogiq.
0 komentet