Gogiq: Qeveria në Prishtinë bëhet gjithmonë e më shumë ekstremiste në intrumentalizimin e policisë
Arrestimi i ndihmës drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq është tregues sesi qeveria në Prishtinë bëhet gjithmonë e më shumë ekstremiste në instrumentalizimin e policisë, thotë politologu Ognjen Gogiq dhe shton se me këtë rast u përcjell mesazh sërbëve se për ta nuk egzistojnë as të drejtat elementare të sigurisë.
Gogiq beson se Popoviq është viktimë e persekutimit politik për opinionin e shprehur.
“Popoviq gjatë fjalimit të tij në Rahovec me rastin e përkujtimit të viktimave, nuk përcolli asnjë fyerje e as kërcënim ndaj popullit shqiptar por foli rreth asaj që viktimat nuk pritën të drejtën e vet dhe shfaqi gjykim vlerësues rreth autorëve të krimit. Kështu që vështirë të mund të flitet për shkaktim të urrejtjes kombëtare por para kësaj, mund të thuhet se egziston kriminalizim i veprës së mendimit” ka thënë Gogiq për RTS.
RTS kujton se për shkak të opinionit të shprehur publikisht se Reçaku ishte katastrofë hulanitare false e cila shërbeu si arsye për bombardimin, zyrtari i Listës Sërbe Ivan Todosijeviq, u gjykua dy herë, i cili u lirua nga Gjykata e Lartë pas disa vitesh burg.
Lajmi i fundit rreth arrestimit të zyrtarit të Qeverisë së Sërbisë u regjistrua në mars të vitit 2018. Drejtori i atëhershëm i Zyrës për K&M dhe kryenegociatori i Beogradit, Marko Gjuriq, u arrestua në veri të Mitrovicës dhe u dërgua në Prishtinë, e më pas u dëbua nga Kosova.
Popoviq u ndalua mbrëmë në vendkalimin e Bërnjakut, për shkak të fjalëve për UÇK gjatë përkujtimit të viktimave sërbe në Rahovec.
I’u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa nesër në orën 16:00 do të mbahet seanca për caktimin e masës së arrestit.
0 komentet