Graovac: Për Kurtin më mirë të shkojë në zgjedhje, sesa të pranojë BKS

Srđan Graovac
Burim: Kosovo Online

Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror vlerëson se në këtë moment pas edhe një raundi të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, vështirë të pritet ndonjë përparim i dukshëm pasi është e qartë se palës shqiptare nuk i intereson që Bashkësia e Komunave Sërbe të pranohet si zgjidhje. Ai shton se për kryeministrin kosovar do të ishte më mirë të shkonte në zgjedhje, sesa të pranonte BKS.

"Mendoj se vështirë të pritet ndonjë përparim i dukshëm nëse do të shikojmë të gjithë procesin negociues dhe atë duhet t’a shikojmë në dy aspekte. Aspekti i parë është vetëm ideja që Bashkësia e Komunave Sërbe të pranohet si zgjidhje. Atëherë kuptojmë se mund të jetë shumë e vështirë t’a realizojmë në start pasi duket se palës shqiptare kjo nuk i përshtatet fare, pra është e qartë se nuk i shkon aspak për shtat palës shqiptare” tha Graovac.

Ky i fundit kujton se Albin Kurti popullaritetin e vet e ka fituar me qëndrimin e vendosur se nuk do të ketë Bashkësi të Komunave Sërbe dhe se vështirë të pritet që do të ndryshojë qëndrimin e vet kur ka kaluar gjysmën e mandatit.

“Ai në shkurt të 2021 fitoi zgjedhjet çka do të thotë se në fillim të vitit 2025 priten zgjedhjet e ardhshme në K&M. Kur e kemi parasysh këtë, madje duket si opsioni më real që Albin Kurti të shkojë në zgjedhje, sesa të pranojë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, por kjo vetëm me kusht që presioni nga perëndimi të jetë kaq i fortë sa ai duhet të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe çka deri më sot nuk ishte rast. Por, nëse kjo do të ndodhte, mendoj se ai do të shkonte madje edhe më shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe eventualisht me mandat të ri, që kur të materializojë këtë mbështetje që ka tani në publik, atëherë do të ishte gati për ndonjë lloj kompromisi”, tha Graovac.

Ky i fundit shton se në të ardhmen do të ketë negociata vetëm për draft-statutin e BKS me vlerësimin se nuk do të jetë as e lehtë, sepse nuk ka mundësi të arrihet lehtësisht konsensus mes palës sërbe dhe shqiptare.

“Dhe nëse eventualisht aty do të gjendej ndonjë marrëveshje, sërish, vetëm rreth zbatimit, nuk do të gjenim marrëveshje kaq të lehtë apo do të ishte e pamundur të gjenim marrëveshje, sepse po e përsëris, Kurti nuk dëshiron atë zbatim. Nga ana tjetër, nëse do të detyrohej në atë zbatim në çdo rast, atëherë do të kushtëzohej, siç tha edhe Bislimi, vetëm me faktin se do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në të cilën Sërbia do t’a njohë Kosovën. Kur e gjithë kjo të realizohet, atëherë mendoj se gjerat behen më shumë të qarta dhe të vogla dhe me shumë mundësi të shkohet në ndonjë përparim. Vetë fakti që ju keni diku dy shefa të ekipit negociator që kanë pikpamje tërësisht të ndryshme sesi dukeshin ato procese negociuese dhe kjo është pasojë e faktit se Llajçak, si dikush që moderon ato negociata, veçmas ndërmerr bisedime si me njërin dhe me tjetrin delegacion, madje nuk është shkuar as në ndonjë takim mes dy delegacioneve, e kjo më së miri flet sesa larg jemi nga ndonjë vazhdim i suksesshëm negociatash” tha Graovac.

I dërguari europian për dialog Mirosllav Llajçak, pas përfundimit të takimeve me njërën dhe tjetrën palë në Bruksel, diskutimin e quajti "të dobishëm", ndërsa Graovac mendon se për sërbët dhe shqiptarët nuk mund të reduktohet vetëm në atë fjali.

“Nëse mendojmë rreth atyre fjalëve të tij, kuptojmë se ai po kërkon ndonjë shprehje që do t'i jepte inkurajim shtesë si atij dhe zyrtarëve europianë për të vijuar procesin e negociatave, por pa asnjë substancë të qartë. Tek kjo është problemi kyç, pasi thelbi është se tek kjo ju duhet të detyroni palën shqiptare të zbatojë atë që tashmë është dakordësuar, nënshkruar dhe jo vetëm premtuar. Kjo është Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, që është parakusht për vazhdimin e çdo bisede dhe për arritjen e marrëveshjeve të mëtejshme. Dhe në fund të fundit, draft-statuti i BKS. E gjithë kjo është parakusht që ne të bisedojmë më tej rreth çështjeve të tjera, dhe nëse e keni parasysh këtë, atëherë bëhet e qartë se kjo fjali flet edhe për dobësinë e Llajçakut, dobësinë e administratës së Brukselit. Nëse rastësisht do të kishin fuqi, nëse do të kishin mundësi t’a detyronin Albin Kurtin të zbatonte atë që ishte premtuar, nëse do të kishin dëshirë t’a bënin, patjetër do t’a bënin” tha Graovac.

Problemi kyç, thekson bashkëbiseduesi ynë, është se Bashkimi Europian e ka pranuar parimin të cilin Kurti e pati promovuar “që duhet të diskutohet rreth çështjeve të vështira veçse në fillim”.

“Ju e dini se nëse diskutohet rreth çështjes më të vështirë qysh në fillim, atëherë të gjitha çështjet e tjera do të lihen mënjanë. Sërbia mbrojti pozicionin nga i cili BE ngadalë u tërhoq dhe kjo është arritja e marrëveshjeve për atë që mund të arrihet dakordësia për të relaksuar raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve, për t’a bërë jetën e tyre më të mirë dhe normale, dhe më pas ata çështjet e vështira i lënë për n

ë fund dhe më pas bëhen më pak të rënda. Nëse keni çështje të tjera të zgjidhura dhe kjo është çështja kryesore më pak e rëndë, atëherë sigurisht që bëhet e qartë se cili është problemi kryesor. Problemi kyç është pikërisht në lidhje me zgjidhjen e statusit me çështjen e BKS dhe ju në këtë mënyrë e keni bllokuar mbarë procesin, jo vetëm për shkak të Albin Kurtit, por sepse dhe Bashkimi Europian në një mënyrë e pranoi këtë si model” theksoi Graovac.

Ky i fundit kujton në mesin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet europiane e më pas në fund të vitit ato amerikane, kur presioni do të rritet.

“Nuk duhet të harrojmë se në mes të vitit të ardhshëm vijnë zgjedhjet europiane dhe se ata dëshirojnë sukses të caktuar që të mund t'ua paraqesin zgjedhësve, se presioni do të vijojë, por që realisht, ata instrumente për këtë nuk kanë. Duhet presion vendimtar për të ardhur nga Uashingtoni, i cili përherë ka qenë ai çekiç që ka ndihmuar diplomacinë europiane të zbatojë diçka. Nëse do të jetë ai presion, atëherë mund të pritet që të arrihet ndonjë rezultat, pasi kjo është e vetmja gjë për të cilën Kurti mund të reagojë pozitivisht, kështu që madje do të prisja më shumë që të forcohet pas vitit të ri, madje më tepër së viti që po lëmë pas, pasi në fund të vitit vijnë zgjedhjet amerikane. Dhe administrata Bajdenit do të ketë nevojë për ndonjë sukses në politikën e jashtme përpara zgjedhjeve, kështu që nuk do të habitesha nëse amerikanët rrisin presionin”, pohon ai.

Graovac gjithashtu shton se nuk pret ndonjë përparim rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

“Për këtë Kurti e fitoi popullaritetin e vet pasi mbajti qëndrim të qartë, të papajtueshëm me palën sërbe, e cila ka për qëllim të vendosë tërësisht nën kontrollin shqiptar veriun e K&M. Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në veri të K&M do të shkohej në çinstitucionalizimin e kryekomunarëve fals të Kurtit. Na duhet t'i quajmë kështu sepse ata me të vërtetë janë kryekomunarë ilegalë dhe ilegjitim në veri dhe kjo do t’a dobësonte pozicionin e tij qysh në nisje. Kështu që më duket se Kurti nuk do t’a mohojë se dëshiron të shkojë në këto zgjedhje, se dëshiron që autoriteti në veri të K&M, të ketë legjitimitet të plotë, se edhe ai do t’i sabotojë në atë mënyrë çka ai flet, se unë këtu pajtohem, duhet të mbahen zgjedhjet, por si parakusht duhet të përmbushni këto e këto, e më pas si parakusht duhet të bëni ndonjë peticion dhe sa firma për atë peticion, e më pas a duan që ai peticion të jetë në përputhje me Kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë….E gjithë kjo do të jetë justifikim për të shtyrë procesin e zgjedhor në veri, pasi po e përsëris, kjo situatë i’u përshtatet. Ai ka kryekomunarët e vet fals në veri, ka forcat e veta speciale policore në veri dhe de facto kontrollojnë veriun dhe në këtë mënyrë fiton popullaritet kur flasim për publikun radikal shqiptar në Kosovë dhe Metohi dhe kjo ne disi na siguron se nuk egziston asnjë shans që të shkojmë në takim. Ose, nëse është i gatshëm të përmbushë dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare, Albin Kurti do t’a bëjë këtë, vetëm pas ndonjë vonese të konsiderueshme në varësi të asaj sesa hapësirë ka dhe sa do të jetë i fortë presioni prej Perëndimit” përmbylli Graovac.