Petkoviq: Draft-statuti shtylla kurrizore e BKS, duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara

Beograd_231114_Petar Petković 02
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se tema kryesore e bisedimeve të delegacionit të Beogradit me përfaqësuesin special të BE për dialog Mirosllav Llajçak dhe skuadrën e tij në Bruksel, ishte draft-statuti i Bashkësisë së Komunave Sërbe ku siç tha, duhet të jetë shtylla kurrizore e BKS dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Petkoviq tha se delegacioni i Beogradit në Bruksel mbërriti madje me 18 ekspertë nga fusha të ndryshme, të cilët ishin sot në rendin e ditës, çka flet për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë në procesin e dialogut me Prishtinën.

"Në rendin e ditës ishte draft-statuti i BKS, si hapi i parë konkret në drejtim të formimit të BKS të cilën populli sërb në K&M e pret prej më shumë se 10 vitesh. Bisedimet do të vijojnë“ u ka thënë Petkoviq gazetarëve.

Ky i fundit falenderoi të gjithë ekspertët, të cilët siç thotë ai, argumentuan mjaft dhe folën qartë rreth të gjitha aspektet e draft-statutit, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me kompetencat egzekutive të BKS-planifikimin hapësinor, shëndetësinë, arsimin, zhvillimin ekonomik dhe veçanërisht e rëndësishme-që BKS të financohet nga Beogradi.

Petkoviq shtoi se në rendin e ditës ishin dhe çështje të tjera të rëndësishme, si energjia dhe çështja e të zhdukurve tek të cilat ai pret përparim të caktuar.

“Kemi biseduar me ekipin e Mirosllav Llajçakut, por bisedimet po drejtohen prej ekspertëve tanë dhe ekspertëve të BE, tek të gjitha temat që kanë qenë sot në axhendë. Pres që të vijojmë bisedimet në periudhën e ardhshme pasi statuti i BKS është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kemi përgjegjësinë për çdo gërmë, sepse ai duhet të përfaqësojë vetë shtyllën kurrizore të Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe gjithçka duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të cilat kanë të bëjnë me formimin e BKS” theksoi Petkoviq.

Ky i fundit deklaroi se pas më shumë se pesë orësh bisedime në Bruksel, po kthehet në Beograd me bindjen se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit zgjidhja mund të arrihet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq tha se Beogradi është palë e përkushtuar.

"Absolutisht jemi të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin. Ndaj është e rëndësishme që përmes negociatave të gjenden zgjidhje që do të mundësojnë jetë më të mirë për sërbët në Kosovë e Metohi", tha Petkoviq.

Ky i fundit gjithashtu theksoi se gjatë bisedës sërish vuri në dukje peshën e situatës me të cilën ballafaqohet populli sërb në veri dhe në jug të Ibrit, për të gjitha lëvizjet eskaluese të Albin Kurtit, të cilat vendosin në pikëpyetje të drejtat themelore të njeriut, para së gjithash, e drejta për jetën e sërbëve në Kosovë.

“Theksova gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve sërbe në K&M të planifikuara për 17 dhjetorin, si dhe për kushedi sesa për të sajtën herë që situata që kemi në veri të K&M është e paqëndrueshme, me kryekomunarë ilegalë shqiptarë që drejtojnë katër komunat sërbe“ tha Petkoviq.