Grenel i drejtohet Blinkenit: Nuk u firmos asnjë „marrëveshje“
Burim: Kosovo Online
Ish i dërguari special i ish presidentit amerikan Donald Tramp për Ballkanin Perëndimor Riçard Grenell ka reaguar pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Etoni Blinken ku përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve kosovare e sërbe, duke thënë se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje.
„Askush nuk firmosi “marrëveshjen. Seriozisht“, ka nënvizuar në Tviter Grenelli.
Ky i fundit ka shkruar me koment mesazh ndaj Blinkenit se "SHBA përshëndet marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova e Sërbia" në Ohër.
„Jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për përparimin në integrimin euro-atlantik" ka nënvizuar Blinken.
0 komentet