Vuçiq: Nesër në Ohër do të jetë më e vështirë për shkak të urdhrit të GJPN-së për arrestimin e Putinit

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se për shkak të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për arrestimin e presidentit rus Vlladimir Putin, pozita e Serbisë në Ohër nesër do të jetë më e vështirë, dhe se për shkak të kësaj do të duhet të mendojmë edhe më mirë për çdo lëvizje që bëjmë në të ardhmen, transmeton RTV.

"Ne do të duhet të jemi të përgjegjshëm dhe serioz. Perëndimi dëshiron të ushtrojë presion shtesë mbi të gjithë ata që nuk kanë qenë më të ashpër kundër Rusisë deri më tani. Është fare e sigurt që bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim. të konfliktit", tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve, në sheshin Qira Millekiq, në kuadër të vizitës së tij në qarkun e Sremit.

Vuçiq tha se disa gjëra ndodhin në botë, dhe se një rrezik i madh ka dalë mbi vendin tonë, por se ka gjëra për të cilat nuk mund të flasë publikisht, sepse nuk është analist, por president i vendit.

Siç tha ai, Perëndimi ka treguar se do të shkojë deri në fund dhe se nuk është shumë i shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit.

Vuçiq tha se të dyja palët do të luajnë gjithçka ose asgjë, domethënë do të shkojnë deri në fund.
dhe se pasojat në botë do të jenë shumë më të vështira për të gjithë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se është i gatshëm të thotë se nuk jemi shumë larg shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, si dhe se detyra jonë e vetme është ta ruajmë Serbinë.

Ai tha në tubimin në Mitrovica e Sremit se ne serbët mund t'i kalojmë pasojat demografike, juridike dhe të gjitha pasojat tjera, dhe se qëllimi është të sjellim "anijen tonë shtetërore dhe kombëtare" në një port të sigurt dhe të shmangim konfliktet dhe luftërat e huaja, të shpëtojmë Serbinë.

"Kjo është detyra jonë e shenjtë. Nuk duhet të më shpjegoni se çfarë janë emocionet, çfarë mendoni dhe ndjeni se unë jam i pashpirt. Është detyra ime të jem i pashpirt për të ruajtur paqen për fëmijët tanë dhe për të shpëtuar jetën e qindra mijërave të njerëzve. Unë do t'i përmbahem kësaj”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se gjatë historisë së Serbisë ka shembuj të sjelljeve të këqija, vendimeve të papërgjegjshme dhe kohë kur nuk janë marrë vendimet më të përgjegjshme, sepse emocionet u ngritën për shkak të “tri ditëve të popullaritetit”.

“Gjithçka ndryshoi më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe sot u përmbys. Nuk do të ketë lëshime, të dyja do të luajnë deri në shkatërrim”, tha Vuçiç, duke aluduar në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin rus Vlladimir Putin.

Siç shtoi ai, Serbia duhet të ruhet dhe kjo është detyra e vetme.

“Ne duhet ta ruajmë këtë vendin tonë të vogël dhe më të bukur, le të më shajnë të gjithë, ne kemi vetëm një shtet Serbinë dhe duhet ta ruajmë. Kur disa thonë se do të fitojë njëri apo tjetri, nuk ka fitore për ne, shpëtimi i vetëm për ne është të mos marrim pjesë në asgjë. Duhet të kuptosh që kjo nuk ka më kuptim dhe çfarëdo që të thotë të gjithë. E vetmja gjë që nuk ekziston në botë është një qasje racionale për zgjidhjen e problemeve, siç thoshte (Noam) Çomski. Sikur askush nuk dëshiron ta zgjidhë problemin, duan një problem edhe më të madh”, tha Vuçiq.

Ai përsëriti se sot fjala paqe është e ndaluar dhe se të gjithë flasin për humbjen e palës tjetër.

“Nuk kam turp të them se ne duam vetëm paqe dhe për të na lënë rehat për të jetuar normalisht, pa prekur askënd dhe duke mos na çuar në konflikte të reja”, tha Vuçiq.