Grenell: Turp t’ju vijë Vjosa Osmani që manipulon me fjalët e presidentit Tramp

Đurić i Grenel
Burim: Kosovo Online

Ish i dërguari special i SHBA për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Riçard Grenell u shpreh se presidentja kosovare Vjosa Osmani manipuloi me deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me ndaljen e konfliktit mes Kosovës dhe Sërbisë.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipulon me fjalët e presidentit Donald Tramp” ka thënë Grenell në rrjetin social “X“.

Ai kujton se Tramp do të ishte nominuar për çmimin Nobel për paqe për angazhimin vetjak në vendosjen e paqes dhe normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Sërbisë gjatë viteve 2019 dhe 2020 e veçanërisht për nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë.

“Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Të pretendosh se diçka e re po ndodh tani është absurde”, tha Grenell për rastin e interpretimit të Osmanit se deklaratat e Tramp kanë lidhje me “kërcënimet aktuale të sigurisë dhe jo ngjarjeve të së kaluarës”.

Konkretisht, Osmani, gjatë diskutimit në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, me rastin e deklaratave të Tramp për parandalimin e konfliktit mes Sërbisë dhe Kosovës, tha se "nuk bëhet fjalë për ngjarje të së kaluarës, por për kërcënim aktual të sigurisë" dhe se Tramp ishte shumë i qartë në deklaratat e tij se "kohët e fundit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndaljen e Sërbisë në përpjekjet drejtuar ndaj Kosovës".

“Po, ai është mjaft konkret në deklaratën e tij në të cilën foli për javët e fundit. Ai nuk po flet për Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, që gjithashtu ishte kontribut i presidentit Tramp. Ai nuk flet as për sulmin në Banjskë, aktin e agresionit të vitit 2023, por ishte shumë i qartë në deklaratat e tij. Dhe, siç e dini, për ne që lexojmë përditë raportet e sigurisë dhe nuk na lejohet të themi më shumë, është e qartë nga deklaratat e Presidentit Tramp se ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndaljen e destabilizimit të rajonit tonë dhe këtë në javët e fundit. Ndaj kam besim se kjo erdhi falë rolit të SHBA dhe angazhimit të tij direkt në ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes”, tha Osmani.

Ndaj deklaratave të saja ka reaguar dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke thënë se diçka të tillë Sërbisë as nuk i shkon në mendje.

“Ne nuk kemi ngritur asnjë ushtar, nuk kemi lëvizur asnjë makinë, nuk na vjen asgjë në mendje, ne duam të punojmë, të ndërtojmë. Dhe atyre që vazhdimisht flasin për luftëra dhe faje, duket se kanë një lloj ndërgjegjeje fajtore dhe i kuptoj plotësisht që tentojnë të gjejnë dikë tjetër t’a fajësojnë. Ne nuk kemi nevojë t’a bëjmë këtë, ne merremi me punën tonë. Unë përherë jam i përgjegjshëm ndaj atyre çka thonë dhe kurrë nuk jam i pari që bëj deklarata të tilla” theksoi Vuçiq dhe shtoi se deklarata të tilla “u nevojiten çikave të bardha dhe jo politikanëve që të mohojnë diçka”.