Gjuriq: Prishtina nuk ka respektuar frymën e marrëveshjes së Uashingtonit, Osmani manipulon dhe akuzon Sërbinë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Pasi presidentja kosovare Vjosa Osmani tha se marrëveshja e Uashingtonit e shtatorit të 2020 u zbatua dhe se presidenti amerikan Donald Tramp është “njeri punëmbaruar” ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq u shpreh se Prishtina është ajo që nuk arriti të respektonte frymën e asaj marrëveshjeje dhe refuzoi të pranonte qasjen e Trampit në ndërtimin e paqes përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Sigurisht e vërteta është se presidenti Donald Tramp arriti diçka të rëndësishme me marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020. Sërbia mbështeti vizionin e tij-stabilitet përmes rritjes ekonomike e tregtare. Fatkeqësisht Prishtina nuk arriti të respektonte frymën e asaj marrëveshjeje. Refuzonte të pranonte qasjen e Trampit në ndërtimin e paqes përmes bashkëpunimit ekonomik. Akoma më keq, Vjosa Osmani zgjodhi të manipulojë me fjalët e presidentit Tramp dhe fabrikoi akuza ndaj Sërbisë” ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X“.

Ai tha se manipulimi dhe fabrikimi duken si mënyra e vetme që Osmani dhe Prishtina sot tërheqin vëmendje në Uashington.

“Për fat miqtë tanë amerikanë dinë të vërtetën. Sërbia ngelet e përkushtuar në përmirësimin e interesave tona të shumta të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara-si në Ballkan apo globalisht, përfshirë dhe vendin sikurse Lindja e Mesme” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit tha se vizioni i presidentit Tramp është dhe vizioni i Sërbisë, pasi është çelësi për zgjidhjen e konflikteve në rajon.

“Sërbia është për paqe përmes rritjes së tregtisë, rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal. Shpresojmë se presidenti Tramp të mund të bindë aktorët e tjerë në Ballkan që të pranojnë këtë vizion-pasi është çelësi për zgjidhjen e sfidave në rajon” shtoi Gjuriq.