Grinkeviç: KFOR tregon sukses të misionit, por zgjidhja kryesore është politike
Gjenerali i NATO-s Aleksus Grinkeviç ka thënë sot duke folur rreth situatës së sigurisë në Kosovë, se Aleanca Veriatlantike është e përkushtuar për situatën e sigurisë në Ballkan dhe se Kfor tregon sukses të misionit por që zgjidhja kryesore është politike. Ai tha që lajmi mirë është që në vitet e fundit situata e sigurisë në Kosovë ka qenë relativisht stabile, transmeton RTS.
Grinkeviç theksoi se Aleanca është absolutisht e shqetësuar për stabilitetin në Ballkan, në Kosovë e mbarë Ballkanin perëndimor.
"Ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj sigurie dhe para pak kohësh me liderët tuaj në Sërbi bisedova rreth situatës në Kosovë e më gjerë. Thelbësisht duhet t’a mbajmë atë stabilitet, duke pasur parasysh të gjitha gjërat që kanë ndodhur këtu në vitet e kaluara. Në mbarë NATO, përherë shikojmë të optimizojmë atë çka bëjmë në vende të ndryshme, në misione të ndryshme", tha gjenerali.
Sipas fjalëve të tij, lajmi i mirë është se në vitet e fundit situata e sigurisë ka qenë relativisht stabile në Kosovë.
Bëri të ditur se KFOR tregon suksesin të këtij misioni, por që zgjidhjet kryesore janë politike dhe tentohet të krijohen kushte për atë sukses politik.
Sipas fjalëve të tij, Shtetet e Bashkuara janë fuqi globale me detyrime globale, si në Europë ashtu edhe në Paqësor, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
"Provojmë nëse kemi forcat e duhura në vendin e duhur dhe si të reagojmë, si të mbajmë ato përgjegjësitë tona globale. Ndërsa po e përshtatim atë, bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë europianë për të siguruar që ata të ndërhyjnë ndërsa SHBA po bëjnë përshtatje, por edhe për shkak të angazhimit tonë dhe angazhimit të bazës industriale këtu në Europë. NATO është gati të vijojë, për të qenë e gatshme të mbrojë territorin e çdo anëtari", theksoi Grinkeviç në bisedë për RTS.
Më herët u mbajt stërvitja e parë e përbashkët mes Sërbisë dhe NATO. Shumë këtë e konsideruan hap të rëndësishëm bashkëpunues. Njëkohësisht stërvitja Ujku i Platintë është duke u zhvilluar për herë të 11 nën mbështetjen e Komandës Amerikane Europiane.
"Me të vërtetë dëshiroj t'i falënderoj forcat e armatosura të Sërbisë për mikpritjen e jashtëzakonshme gjatë stërvitjeve të përbashkëta me NATO. Po hyjmë në vitin e 20 të partneritetit me Sërbinë dhe kjo tregon vetëm forcën e këtij partneriteti sesi vazhdojmë të ndërtojmë ndërveprim dhe dëshirojmë që këtë t’a bëjmë sesi të kemi opsionin për të bashkëpunuar në fushat me interes reciprok me NATO", theksoi gjenerali Grinkeviç.
Duke folur rreth asaj nëse egziston shans për arritjen e paqes në Ukrainë, NATO thotë se kjo është një nga prioritetet kryesore të presidentit të SHBA Donald Tramp.
"Sikurse e dimë të gjithë, kjo ka zgjatur shumë. Tashmë kemi hyrë në vitin e pestë dhe presidenti është i përkushtuar dhe unë jam i përkushtuar të tentojmë që t’i japim fund kësaj lufte brutale. Përsa i përket negociatave, nëse dikush mund t’a përfundojë këtë luftë, ai është presidenti Tramp", tha Grinkeviç.
Sikurse theksoi ai, Tramp është i vetmi person që mund t’a bëjë këtë, duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të lidhur dy palët dhe të arrihet marrëveshja.
Grinkeviç thotë se janë të fokusuar tek kërcënimet nga të gjitha anët e NATO përfshirë grupet terroriste që mund të shkaktojnë kaos në Europë dhe që vijnë nga Afrika.
Pyetjes nëse beson se egziston mundësi reale e konfliktit direkt mes NATO dhe Rusisë, apo skenar i tillë vazhdon të jetë pak i mundur, gjenerali tha se puna e tij është të ndalë që konflikt i tillë të mos ndodhë.
0 komentet