Grubjeshiq: Vetëm hapat konkretë drejt formimit të AKS paraqesin progres në dialog

Suzana Grubješić
Burim: Kosovo Online

Nënkryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme Suzana Grubjeshiq beson se vetëm hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit të Komunave Serbe mund të konsiderohen si progres në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Blic.

“Nëse nuk ka hapa seriozë dhe jo simbolikë drejt formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në Bruksel nuk do të ketë rezultate epokale, sepse gjithçka ka më shumë se një dekadë sillet rreth kësaj çështjeje. Farsa për dorëheqjet të kryetarëve jolegjitimë në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe në këtë mënyrë të krijohet hapësira për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja”, thekson Grubjeshiq.

Megjithatë, për shkak të deklaratave të liderëve kosovarë, nuk jep parashikime të mira për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

“Deklaratat dhe sjellja e palës kosovare në prag të takimit në Bruksel nuk japin bazë për të besuar se do të ketë një deeskalim të vërtetë në veri dhe një qetësim të mëtejshëm të tensioneve. As mesazhi i qartë i Stoltenberg se dislokimi i FSK në veri kërkon lejen e KFOR-it, kurse operacioni i Policisë së Kosovës kërkon koordinim me KFOR-in, nuk e kanë marrë seriozisht”, tha Grubjeshiq.

Siç shtoi ajo, shpresat i ka në BE dhe SHBA.

“Mund të shpresoj vetëm se pas pushimit të verës, BE-ja dhe SHBA-të janë më të vendosura në synimin e tyre për të normalizuar situatën në veri, sepse kjo paraqet një kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka theksuar Grubjeshiq.