Vuçiq: Ne Bruksel do të shtroj pyetjen për sulmet ndaj të kthyerve dhe arrestimet e sërbëve, takimi do të jetë i vështirë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se më 14 shtator në vijim të dialogut të Brukselit, pret takim të vështirë jo aq sa me kryeministrin kosovar Albin Kurtin, sesa me përfaqësuesit e BE të cilët çfarëdolloj gjëje të thonë përherë do të mbështesin pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq pas takimit me liderët në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni i cili po mbahet në Shkup, foli për pritshmëritë nga takimi i ardhshëm në Bruksel dhe theksoi se deri më tani asnjë takim në kuadër të dialogut nuk ka qenë i lehtë.
“Dhe kjo jo sepse po flasim me Kurtin, por me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dimë se çfarëdo që të thonë, gjithmonë do t’a mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër. Ndaj për ne këto bisedime janë gjithmonë të vështira. por çfarë mund të bëjmë?” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se të enjten në Bruksel do të vërë në lëvizje një tjetër sulm i treti në radhë në shtëpinë e familjes së kthyer Janaçkoviq në komunën e Vuçitrnës. Do të kërkojnë përgjigje edhe për vazhdimin e paraburgimit për të gjithë sërbët që u arrestuan dhe nuk u liruan, si dhe për incidentet tjera kundër popullit sërb në Kosovë.
“Të gjitha këto çështje do të jenë për të enjten dhe për rjedhojë do të insistoj, të shohim se cila do të jetë përgjigja. Nëse pres diçka pozitive, jo, por e jona është të tentojmë që përmes bisedimeve të zgjidhim problemet. Ne nuk do të përdornim ‘kamzhik’ si Kurti që tregon se sa i fortë është” tha Vuçiq, duke i’u referuar mesazhit të kryeministrit kosovar se “Sërbinë është e pamundur të ndash nga Rusia pa kamzhik”.
0 komentet