Hill: Do të mbrohen të drejtat e serbëve në Kosovë

Kristofer Hil
Burim: Zeri

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sot se është shumë e rëndësishme që serbët
në Kosovë ta dinë se do të respektohen të drejtat e tyre dhe se marrëveshjet e arritura duhet të
zbatohen, raporton RTV.

Hill, në një deklaratë për Tanjug, ka kujtuar se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe se kanë të drejtë të dinë se si do të jetë e ardhmja e tyre. “Është e drejtë të thuhet se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë të tjerët, duhet ta dinë se të drejtat e serbëve në Kosovë do të mbrohen”, tha ai, por theksoi se mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes Kushtetutës së Kosovës.

Kështu ai ka përgjigjur në pyetjen se si e komenton lëvizjen e fundit të Albin Kurtit, reagimin e lehtë të Brukselit për emërimin e Nenad Rashiqit për ministër në Qeverinë e Kosovës, nëse kjo do të shkaktojë krizë të re dhe nëse SHBA-të si miku më i madh të Kosovës, mund të bëjë diçka për të.
Ai shtoi se BE-ja shprehu shqetësimin e saj mbi interpretimin e Kushtetutës së Kosovës në rastin e fundit.

“Serbët dëshirojnë të shohin formimin e Komunitetit të Komunave Serbe, dhe kjo, meqë ra fjala, është diçka për të cilën është rënë dakord nga autoritetet kosovare dhe ato serbe dhe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Ajo që është rënë dakord, siç tha edhe Gabriel Escobar, është një detyrim”, theksoi Hill.

Ai theksoi se është obligim ndërkombëtar që diçka për të cilën është rënë dakord duhet të zbatohet. “Është shumë e rëndësishme që komuniteti serb në Kosovë dhe për të gjithë serbët të shohin se të drejtat e tyre nuk do t'u mohohen, por do të mbrohen me ligj. Kjo vlen edhe për KKS-në”, ka theksuar ai.