Hill: Urgjente tanimë zgjidhja e çështjes së Bashkësisë së Komunave Sërbe

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill theksoi se tani urgjente është zgjidhja e çështjes së Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Për agjencinë e lajmeve BETA, Hill ka vlerësuar se Beogradi dhe Prishtina në takimin e Brukselit, kanë treguar se janë "mjaft seriozë për të vazhduar më tej".

"Mendoj se më urgjente është zgjidhja e çështjes së BKS dhe për këtë, egzistojnë mjaft arsye ku një prej tyre, është se çështja ekziston për 10 vjetësh e së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (sërbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që po përpiqemi është qetësimi i të gjithë situatës, pasi është kjo është e nevojshme”, tha ambasadori amerikan.

Ky i fundit theksoi se nevojitet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e saj është implementimi i marrëveshjes.

Hill ka thënë se të gjithë e kuptojnë sesa e rëndësishme është çështja e bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës.

“Prej rëndësisë që ka është urgjente çka duhet të zgjidhet” ka thënë ai.

Sipas tij, Bashkimi Europian ka investuar shumë përpjekje në arritjen e një marrëveshjeje që është me “rëndësi historike”.

"Kjo është një prej gjërave më të rëndësishme që momentalisht po ndodh në Europë, nuk mendoj se dëshirojmë të ecim me ritëm të ngadaltë, por sa më shpejt të jetë e mundur" ka thënë Hill.

Ky i fundit u shpreh se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, është një nga çështjet e cila ndikon në investimet e mëtejshme të kompanive amerikane në Sërbi, sepse paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet për to.

"Ajo për të cilën kompanitë amerikane janë më të interesuara kur investojnë kudo, është çështja e paqes dhe stabilitetit. Për këtë mendoj se kompanitë po vëzhgojnë çështje si dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sepse të tilla çështje, mund të ndihmojnë shumë në tërheqjen e më shumë investimeve" ka thënë Hill.

Paqja dhe stabiliteti, ka shtuar ai, e bëjnë Sërbinë "destinacion të vlefshëm për investime".

Hill ka thënë se kompanitë amerikane në Sërbi kryesisht ato të sektorit teknologjik, janë të kënaqura me klimën, por edhe me të rinjtë që punojnë në to.

"Kompanitë amerikane janë mjaft të impresionuara me Sërbinë, me të rinjtë sidomos. Mbi të gjitha sepse në kompanitë amerikane në sektorin teknologjik, shpesh punojnë të rinj", ka thënë ai duke shtuar se ka shumë mundësi për investime të reja.

Ambasadori amerikan në Beograd veçon se është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë nga SHBA që operojnë në Sërbi dhe prej tyre nuk ka dëgjuar askund komente negative.