Hill: Bashkësia sërbe në Kosovë jeton ndër shekujsh, kanë të drejtë të dinë sesi do të jetë e ardhmja e tyre 

Kristofer Hil
Burim: Printscreen

Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është detyrim ligjor i Prishtinës dhe kjo duhet të bëhet, ka nënvizuar në një intervistë për TV Pink ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill.

Ky i fundit e kupton Beogradin përse nuk i vendos sanksione Moskës, por thotë se vetëm në Sërbi merret vendimi duhet apo nuk duhet të vendosen. 

Si do t’a vlerësonit iniciativën aktuale diplomatike dhe realitetin e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, duke marrë parasysh refuzimin e vazhdueshëm të Albin Kurtit për t’a bërë këtë?

Para së gjithash, kjo është një pyetje shumë e vështirë që ekziston prej disa vitesh. Ne e shumë-mirëpresim iniciativën e ndërmarrë nga europianët në të ashtuquajturin plan franko-gjerman. E shikojmë atë si bazën e një marrëveshjeje eventuale që bazohet në shumë marrje e dhënie çka nuk do të jetë e lehtë për askënd. Më duhet të them se pala sërbe, ashtu si edhe më parë, erdhi e përgatitur dhe konstruktive dhe shpresoj që të gjithë të jenë kështu. Duhet të bëhet në bazë të planit kornizë të propozuar nga evropianët dhe më pas, të vazhdojë puna për të. Jam shumë i kënaqur me mënyrën sesi po e trajton pala sërbe, por nuk jam në gjendje të komentoj sesi po zgjidhet në Prishtinë, veçse them se besoj se është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin dhe përsëris edhe një herë se jam shumë i kënaqur me palën sërbe sesa konstruktive është ajo ndaj gjithë kësaj.

Në deklaratën e përbashkët të dy diplomatëve të lartë amerikanë që kanë qenë së fundmi në Beograd, Derek Sholle dhe Gabriel Eskobar, thuhet se përmbushja e obligimit të Kosovës për formimin e BKS, nuk cënon rregullat me të cilat funksionon Prishtina. A jemi tani më në fund më afër formimit të kësaj bashkësie?

Mendoj se SHBA ka qenë mjaft e qartë shumë herë dhe njëkohësisht edhe zoti Eskobar ka qenë mjaft i qartë se ne mbështesim dhe besojmë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo, është formimi i BKS. Kjo nuk është vetëm në marrëveshjen e Brukselit pasi kemi edhe në pikat 1,2,3, 4,5 dhe 6 në Bruksel. Ky është një detyrim ligjor. Ata të cilët kanë qenë të përfshirë në marrëveshjen e Brukselit, mbi të gjitha Beogradi dhe Prishtina, për ta është detyrim ligjor i cili duhet t’i binden. Kjo duhet të ndodhë. Deklaratat të cilat i keni pare, nuk janë vetëm qëndrimet e Sholles dhe Eskobarit, por përfaqësojnë politikën amerikane. Natyrisht kemi punë për të bërë. Kjo është pjesa që vlen vetëm për publikun e Kosovës, por kushdo që e lexon mund të shohë qartë se SHBA e mbështesin dhe kjo duhet bërë..

Shumë këtu në Sërbi nuk besojnë se Albin Kurti do të bëjë gjithçka për të mbrojtur pakicën sërbe jo vetëm në veri të Kosovës po kudo në Kosovë. A mundet që administrata e Bajdenit të bëjë diçka për këtë çështje të ushtrojë ndaj tij presion më të fortë? 

E di që shumë po bëjnë çështë e mundur të kuptojnë se kjo është e ardhmja. Bashkësia sërbe në Kosovë jeton ndër shekujsh dhe ata kanë të drejtën të dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre. Mendoj se BKS është mënyra e duhur për të vazhduar edhe ata që janë përfshirë, ne jemi, si dhe europianët, duhet të të sigurohemi se këto marrëveshje eventuale do të vihen në funksion. Nuk dëshiroj të flas rreth garancive në këtë moment, por besoj me të vërtetë në to sepse dhe Amerika këtu solli reputacionin e vet ashtu si europianët. Ne po bashkëpunojmë ngushtësisht me Europën pasi nuk kemi aleat më të mirë se ata në mbarë botën. Besoj se pasi të arrihet një marrëveshje, ajo do të zbatohet siç duhet.

Ne këtu po dëgjojmë termin normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Në fjalorin diplomatik, çfarë do të thotë saktësisht normalizim? A ndihmon dialogu në këtë dhe a mund t'i zgjidhë problemet themelore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës apo po flasim për një seri tjetër negociatash dhe marrëveshjesh?

Mendoj se në fund të gjithë flasim për një proces hap pas hapi. Të gjithë ata që kanë mësuar të ecin, fillimisht u është dashur të mësojnë të ecin këmba dorazi. Flasim për procesin ku duhet të minimizojmë tensionet. Ka kaq shumë tensione rreth të gjitha çështjeve, dhe kjo sigurisht që nuk e ndihmon as Sërbisë e as Kosovën. Mendoj që këto tensione të pakësohen me qëllim bërjen e një procesi normalizimi. Kur njerëzit shkojnë në vendkalimin kufitar duhet të mos ndeshen me surpriza për të mos kaluar siç duhet. Normalizim do të thotë kryesisht të vendoset një situatë normale. Për të parë pak më tej, ne e dimë se cilat janë shpresat eventuale për të arritur normalizim të plotë të marrëdhënieve, por tani për tani është më shumë një proces hap pas hapi. Kishte shumë tensione, shumë kriza dhe mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se duhet t'i zgjidhim të gjitha gjërat dhe disa nga ato gjëra që duhet t'i kishim zgjidhur shumë më herët është edhe BKS. Dëshirojmë të kthejmë njerëzit nëpër institucione, sërbët të kthehen në institucione, të arrijmë një nivel normaliteti që të mund të vazhdojnë me shpresë dhe besim për të ardhmen.

Të kalojmë tani në një temë e cila po preokupon mbarë botën dhe kjo është lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. SHBA ka vendosur të dërgojë tankun e vet luftarak, Gjermania gjithashtu. A mund të flasim tani për luftë intensive ku do të sjellë përhapje të saj e për pasojë edhe të vdekur? A do t’a ndryshojë kjo situatën në front dhe kur do t’i vijë fundi? 

Këtë luftë e filloi Rusia, e cila sulmoi komshien e vet. Ata e filluan dhe ata mund ta ndalin sot nëse duan. Ne sigurisht do të dëshironim të shikonim fundin e kësaj lufte, por gjithashtu kemi qënë të qartë se ukrainasve do t’u jepnim gjithçka të nevojshme për t’u mbrojtur. E di që Rusia këtë e argumenton me fjalë se dikush tjetër e bën në vend të tyre. Jo, ky është populli ukrainas i cili lufton dhe shumë prej tyre po vdesin përditë për lirinë e pavarësinë e vendit të tyre. Gjithçka që i’u duhet, ne do t’i vlerësojmë dhe shikojmë nëse mundemi t’i ndihmojmë. Kemi dalë në përfundim se tanket përfshirë ata me gatishmëri ektreme si tanket gjermane Leopard 2 dhe tanket amerikane Abrams dhe ato britanike Çelenxher, janë pikërisht ato që i’u nevojiten në fushëbeteje. Lufta është gjë e tmerrshme, e kam parë nga afër. Asgjë nuk është e mirë nga ajo. Dëshirojmë të shikojmë fundin e saj por kjo nuk do të thotë të ndërpresim ndihmën ndaj miqve tanë ukrainas. Njerëzit na pyesin sa gjatë do të vazhdojë, e përgjigja është aq sa të jetë e nevojshme.