Hovenier guvernatorit të BQK: Të shtyhet zbatimi i rregullores për transaksionet e pagesave
Burim: Twitter
Ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka përsëritur thirrjen e SHBA-së për të shtyrë zbatimin e rregullores për transaksionet e pagesave, e cila ndalon dinarin serb, në mënyrë që të lini kohë të mjaftueshme për një tranzicion më efikas.
Hovenier ka bërë të ditur në rrjetin social “X” se sot është takuar me guvernatorin, të cilit i ka ripërsëritur shqetësimin e SHBA-së lidhur me zbatimin e dekretit për ndalimin e dinarit serb në transaksionet e pagesave.
“Sot pata një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së lidhur me zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para të gatshme. Ne bëjmë thirrje që zbatimi të shtyhet për një kohë të mjaftueshme për një tranzicion efektiv dhe komunikim publik dhe për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, tha Hovenier.
0 komentet