Hovenier kritikon policinë kosovare: SHBA thellësisht e shqetësuar si pasojë e mohimit fillestar të incidentit në të cilin u qëllua sërbi kosovar

Hovenijer u Gračanici
Burim: Kosovo Online

Me rastin e lëndimit të sërbit Millan Jovanoviq nga ana e policisë kosovare, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Xhef Hovenier i cili në Tviter ka shkruar se SHBA është e shqëtësuar si pasojë e incidentit në të cilën u qëllua sërbi kosovar në Zveçan.

Hovenier nënvizoi se zyrtarët e institucionit të Policisë kosovare duhet të të ndërmarrin hetim kredibël dhe të thelluar.

"Jemi thellësisht të shqetësuar si pasojë e mohimit fillestar ndërmarrë pa kujdesin e duhur. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA për institucionet e Kosovës në sundimin e ligjit, avancon vizionin e përbashkët të një shteti demokratik dhe shumëetnik. Përgjegjësit për veprat penale, duhet të përgjigjen" ka theksuar Hovenier.