Ibishi: Nuk përjashtohet mundësia që Kosova të vendosë shërbimin ushtarak, ky do të ishte detyrim për të gjithë qytetarët

Nuredin Ibiši
Burim: Kosovo Online

Eksperti për sigurinë Nuredin Ibishi ka thënë për Kosovo onlajn se nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të vendoset shërbimi ushtarak dhe kjo në bazë të vlerësimit të autoriteteve në bazë të mundësive dhe situatës së sigurisë.

Ibishi ka vlerësuar se si pasojë e kërcënimeve të reja, tensioneve në rajon, luftës në Ukrainë, Rripin e Gazës, Kosova të mund të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Ashtu sikurse vendet e Balltikut që vendosën shërbimin ushtarak, pres që dhe Kosova ashtu sikurse dhe Sërbia kanë paralajmëruar vendosjen e tij. Koncepti i kryeministrit Albin Kurti është që të vendoset shërbimi ushtarak më parë sesa ai vullnetar, ndërsa më vonë të shikohet mundësia e shërbimit të detyruar ushtarak” ka thënë Ibishi.

Vendimi rreth shërbimit ushtarak vendoset në baza nacionale, thotë Ibishi, në përputhje me mundësitë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë.

“Kjo është gjë që vlerësohet nga vetë shteti, por edhe në raport me mundësinë që ka. Tani, sesi e shikojnë këtë aleatët dhe në përgjithësi vendet në rajon, mendoj se këtu ka komente të ndryshme e për këtë, shumica e vendeve tashmë kaluan në ushtrinë profesionale, kështu që, si pasojë e presioneve të reja, tashmë më shumë është gjë shtetërore që të merret me vlerësimet dhe mundësitë në përputhje me vlerësimin e situatës për të vendosur dhe shërbimin e detyruar ushtarak. Komentet janë të ndryshme në kuptimin që ky është shpenzim i madh pasi përveçse egzistencës së ushtrisë profesionale, të jetë dhe shërbimi i rregullt ushtarak, por ky koncept ende është në fazën e propozimit dhe mendoj se së afërmi parashikohet që kjo të zgjidhet” ka thënë Ibishi.

Pyetjes nëse pret që dhe popullsia sërbe të thirret nëse në Kosovë vendoset shërbimi i detyrueshëm ushtarak, Ibishi thekson se në periudhën fillestare kjo do të jetë në bazë vullnetare, por në fazën e mëvonshme kjo do të ndryshojë.

“Me shumë mundësi kjo do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu sikurse për sërbët dhe të gjitha komuniteteve. Me shumë mundësi kjo do të ketë lidhje me të gjithë” ka thënë Ibishi.

Ky i fundit beson se në periudhën e ardhshme presioni do të përqëndrohet në zgjidhjen e marrëveshjeve të dakordësuara.

“Ka shumë deklarata që ky vit do të jetë deçiziv, por qeveria egzistuese ka ende mandat. Kështu që do të ketë më shumë të tilla presione rreth zgjidhjes së marrëveshjeve të mëhershme të cilat janë shumë të vështira” ka thënë Ibishi.