Imeri: Vizita e Hanrahan provë e vijimit të angazhimit strategjik të SHBA në rajon
Analisti politik Dorajet Imeri është shprehur se vizita e zyrtarit të lartë amerikan Brendan Hanrahan në Kosovë, dëshmon vazhdimësinë e angazhimit strategjik të SHBA në rajon me synim mbrojtjen e synimeve të saja afatgjata në Ballkanin Perëndimor.
“Pavarësisht vështirësive në të cilat ka Kosova në proçesin e konstituimit të institucioneve, SHBA nuk ndalen të operojnë në kuadër të strategjisë së vet në rajon. Ata vazhdimisht dërgojnë diplomatë që të promovojnë axhendën e tyre. Është e qartë se SHBA është partner i domosdoshëm në Kosovë dhe për këtë arsye është e nevojshme që qeveria e re të burojë nga shumica funksionale në Kuvend. Moskonstituimi i Kuvendit dhe qeveria aktuale nuk mund të funksionojnë me kapacitet të plotë” shtoi Imeri në deklaratë për Kosova pres.
Ai ndërkaq është shprehur se mungesa e emërimit të ambasadorit të SHBA në Kosovë, si dhe në disa vende në rajon, është sinjal e mungesës së interesit aktiv të Amerikës për rajonin në rrethanat aktuale.
“SHBA prej kohësh nuk ka çuar ambasadorë në shumë vende të rajonit. Ky është reflektim i politikës së administratës aktuale e cila mund të interpretohet si qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA nuk e shikojnë më rajonin tonë si prioritet” ka thënë Imeri.
0 komentet