Ivanov: Deklarata e Kameronit sugjeron se Britania e Madhe është e përfshirë aktivisht në dialogun mes Kosovës e Sërbisë

Helena Ivanov
Burim: Kosovo online

Bashkëpunëtorja shkencore në Qendrën Hulumtuese “Henri Xhekson” Helena Ivanov beson se deklarata e ministrit britanik të punëve të jashtme Dejvid Kameron se Britania e Madhe do t'a ndihmojë Kosovën të përfitojë njohje të reja, paraqet sinjal se ky vend është aktivisht i përfshirë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.  

Megjithatë, Ivanov vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës do të vazhdojë të jetë në “duart” e BE dhe SHBA duke pasur parasysh se çështja kosovare nuk është prioritet për Britaninë e Madhe dhe se ajo ka probleme më komplekse, vendimtare në skenën ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës.

“E tillë deklaratë e Kameronit patjetër që është goditje e madhe diplomatike për Sërbinë, prandaj nuk duhet të habitemi që Ivica Daçiq ishte i ashpër në komentin e vet me rastin e kësaj deklarate. Çka do të thotë se ndikimi i Britanisë, sigurisht që duhet theksuar se në këtë moment BE dhe SHBA janë aktorët kryesorë të përfshirë në procesin e normalizimit mes Sërbisë dhe Kosovës, dhe mendoj se do të mbeten aktorët kryesorë në këtë proces, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Mbetet për t'u parë deri në çfarë mase do të jetë Britania e Madhe të rrisë rolin e vet në këtë proces”, theksoi Ivanov.

Deklaratat e presidentëve të BE dhe SHBA rreth Kosovës, thekson ajo, ende kanë shumë peshë sesa deklaratat e përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, ndonëse siç shton kjo nuk do të thotë se ato janë të parëndësishme.

Ajo tregon se deklarata e Kameron mund të jetë mesazh se angazhimi i Britanisë do të rritet në procesin e normalizimit të Beogradit dhe Prishtinës, por në momentin e tanishëm ajo ka më shumë gjëra prioritare në raport me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Këtu gjithësesi lufta në Ukrainë dhe ndihma për Ukrainën, pastaj lufta mes Izraelit dhe Hamasit, Britania e Madhe do të ketë dhe zgjedhje globale. Konservatorët shpresojnë të jenë në gjendje të ruajnë pushtetin, megjithëse sipas sondazheve aktuale, kjo duket pak e mundur" tha ajo.

Ivanov kujton se Britania e Madhe qysh prej fillimit të konfliktit mes Sërbisë dhe Kosovës ka pasur qëndrim të qartë duke shtuar se mbështetja për Kosovën daton qysh prej kohës së Toni Blerit dhe ka vazhduar përmes të gjitha qeverive të ndryshme që ai vend ka pasur më vonë.

Në këtë kontekst, thekson ajo, as vizita në Kosovë dhe as komentet e Dejvid Kameronit nuk duhet të jenë befasuese, pasi janë në përputhje me qasjen e përgjithshme që ka Britania e Madhe në konfliktin mes Sërbisë dhe Kosovës.

"Sa i përket vetë vizitës së Dejvid Kameronit ajo mbart një mesazh të madh që sugjeron se Britania e Madhe do të përfshihet më shumë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës. Kjo është madje potencialisht në përputhje me fushën gjeopolitike britanike-e tërhequr nga BE, tenton të gjejë fushën e vet në skenën ndërkombëtare, duke qenë se BE ende nuk e ka zgjidhur procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës. Potencialisht, ky është mesazh që Britania e Madhe në këtë proces do të përfshihet më shumë, do të angazhohet më shumë sesa e ka bërë deri më tani”, përmbylli Ivanov.