Rasheta: Nuk besoj se Britania mund t’i sjellë njohje të reja Kosovës, deklarata e Kameronit të destinuara për publikun në Prishtinë
Analisti Dragosllav Rasheta nga "Rruga e tretë e re" beson se ardhja e ministrit të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe Dejvid Kameron në Kosovë duhet të tregojë se Londra është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Prishtinës në arenën diplomatike dhe qëndron e palëkundur ndaj Kosovës.
Rasheta thotë se Britania e Madhe është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës.
"Mendoj se Prishtina është përzgjedhur strategjikisht për t’u vizituar pasi një numër i madh i trupave britanike tashmë ndodhen në territorin e Kosovës. Kemi patur 400 dhe në tetor edhe 200 efektivë të tjerë të forcave britanike. Mendoj se kjo është një prej operacioneve PR që Kameron të forcojë pozitën e ministrit të punëve të jashtme, pasi ndonjë kohë do të kalojë me trupat britanike dhe njëkohësisht është shenjë për të treguar se Britania e Madhe si një vend ndoshta nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën diplomatike, vijon të qëndrojë e palëkundur pranë saj dhe natyrisht të tregojë një lloj frenimi ndaj ndikimit rus që egziston në Ballkanin Perëndimor”, tha Rasheta.
Ky i fundit shton se nuk besoj se Britania mund të sjellë ndonjë njohje të re për Kosovën, pasi ky nuk ishte qëllimi i SHBA por përpjekjet kanë qenë të fokusuara tek dialogu.
“Kjo me shumë përpjekje diplomatike kanë qenë të fokusuara në arritjen e ndonjë përparimi çka përsa i përket bisedimeve teknike dhe negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, përveç njohjes së Izraelit, nuk kemi pasur njohje të reja, por kur vini si mysafirë, është e dëshirueshme të keni ndonjë deklaratë për publikun vendas dhe jo vetëm për qëllimet tuaja strategjike” spegon Rasheta
Ky i fundit beson se Britania e Madhe, por edhe Turqia, janë partnerët më të mëdhenj të Kosovës në planin e sigurisë.
“Kur është fjala rreth sferës së sigurisë pra forcave të sigurisë së Kosovës, Britania së bashku me Turqinë janë partnerët më të mëdhenj të Kosovës. Një vit e gjysmë më parë punonin në modernizimin e shpejtë të forcave kosovare kur ata po e kthejnë në një formacion të ngjashëm me ushtrinë klasike dhe jo domosdoshmërisht vetëm në polici dhe forca sigurie që nevojiten për ruajtjen e rendit dhe qetësisë së brendshme, por për disa operacione më të sofistikuara. Mendoj se Britania, sidomos pas ngjarjes në Banjskë dhe le të themi daljen e negociatave nga binarët, pasi Amerika ka qëndrim diçka më kritik ndaj Prishtinës, mendoj se Britania mashtroi këtë pozitë aktuale të Albin Kurtit më shumë mbështetet në të, sesa ka bërë në të kaluarën" tha ai.
Sa i përket njoftimit se Kameron do të takohet me peshkopin rashko-prizrenas Theodhosin, Rasheta thotë se i tillë takim mund të pritej.
“Aktualisht, lidershipi politik në veri të Kosovës është shumë toksik për diplomatët perëndimorë pas ngjarjeve në Banjskë dhe hetimit që ka filluar, por që nuk po zhvillohet me ndonjë ritëm të përshpejtuar, sa i përket zgjidhjes dhe përcaktimit të përgjegjësisë për ngjarjet në Banjskë, mendoj se është më e mençur që një takim i tillë të mbahet me një organizatë që ka marrëdhënie të mira me KFOR dhe ky i fundit i cili është garantues i paqes dhe stabilitetit, veçanërisht tani për trashëgiminë kulturore dhe historike sërbe", tha Rasheta.
Ky i fundit shton se nuk surprizohet prej reagimeve që vijnë nga Beogradi për të dënuar deklaratën e Kameron se Britania do të punojë për njohjet e reja të Kosovës.
"Nuk do të thosha se është surprizuese, veçanërisht nëse shikojmë se detyra e ministrit tonë të jashtëm Ivica Daçiq, ishte pikërisht të punonte në çnjohjet e ndryshme. Kështu që keni deklaratë që kërcënon të shembë ndonjë përparim që ju keni arritur në gjysmë dekadën e fundit, sigurisht që është një deklaratë e pritshme dhe sa i përket pasojave të atyre njohjeve dhe çnjohjeve, nuk kanë pasoja të tepruara, pasi kur bëhet fjalë për Pesëshen e Madhe, vështirë të pritet që Rusia apo Kina të njohin Kosovën ose anasjelltas që Franca, Amerika apo Britania e Madhe t’a çnjohin Kosovën. Mendoj se këtu nuk do të arrihet ndonjë përparim, në radhë të parë sepse shikojmë që BE dhe Uashingtoni janë të fokusuar në normalizimin e raporteve dhe vazhdimin marrëveshjes së arritur në Ohër”, përmbylli Rasheta.
komentet