Janjiq: Prej argumenteve të Vuçiqit të shkruara në letër varet nëse Sërbia do mund të realizojë seancën urgjente të KS në KB

Jovan Janjić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë për Kosovo onlajn se prej argumenteve të presidentit Aleksandar Vuçiq të shkruara në letër që u është përcjellë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe vendeve të tjera, do të varet nëse Sërbia do të arrijë dot të mbledhë seancën urgjente në Nju Jork.

"Duhet të presim letrën e presidentit Vuçiq, ajo nuk u ka shkuar vetëm anëtarëve të Këshillit të Sigurimit por edhe shumë të tjerëve të cilët janë të lidhur me këtë organ. Prej argumenteve varet edhe sjellja e të interesuarve", ka thënë Janjiq.

Ky i fundit shton se tani shikon tre probleme.

"Thelbësore është nëse Këshilli i Sigurimit beson se në Kosovë po ushtrohet spastrim etnik. Argumentat për këtë egzistojnë-Sërbia në këtë seancë ka dërguar të gjitha argumentet e veta për gjendjen në Kosovë. Së shpejti do të mbahet seanca e re raportuese rreth punës së Unmik. Pra, këtu egzistojnë argumente, ku argumenti më i ri është ajo se çfarë po ndodh me dinarin, sulmet në institucione, ambjentet e këtyre institucioneve, si dhe përkeqësimi i jetës", ka thënë Janjiq. 

Analisti thekson se problemi i dytë i sigurisë, është se në Kosovë siç thekson, "në thelb kanë ndodhur ndryshime".

"Përsa i përket Këshillit të Sigurimit, atyre u intereson mbi të gjitha roli i Kfor. Rreth kësaj nuk ka pajtueshmëri pasi Qeveria e Sërbisë, kryetarja dhe presidenti menjëherë pas Banjskës, i bërën thirrje Kfor të merrte kontrollin e situatës në këtë aspekt ushtarak. Por ajo pjesë e dytë e sigurisë ka për qëllim sigurimin e jetës, sigurimin e njerëzve, ku janë dhe të drejtat e njeriut, gjyqësori, bashkëpunimi, si dhe proceset e ndërmarra tek njerëzit, ky nuk ishte subjekt i bisedave të Brukselit as dhe të ndonjë mekanizmi të veçantë", ka thënë bashkëbiseduesi ynë.

Ai për zgjidhjen e këtyre problemeve e shikon në dy mundësi.

"Tashmë është e qartë, të paktën presidenti thotë se do të informojë Rusinë dhe Kinën. Që do të thotë se nuk ka dyshim se këto dy shtete do t‘a mbështesin që kjo të jetë pikë në rendin e ditës, por këtu ka dhe mbivotime. Nëse anëtarët mbi të gjitha anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe Pesëshja do të mbështesin këtë propozim apo jo, këtë do ta shikojmë. Mendoj se egzistojnë dy opsione. Njëra, e cila do të përkeqësonte akoma më tej problemin dhe mundësonte Rusisë të eskalonte në këto kërkesa që në këtë atmosferë Këshilli i Sigurimit të bënte ndasi të Luftës së Ftohtë. Që Ballkani të nisë të trajtohet si provë të paaftësisë amerikane dhe të tjera dhe paaftësisë së NATO për të zgjidhur krizat. Mendoj se këtë ata nuk do t‘a bëjnë dhe se do të mbështesin që të hyjë në diskutime“ beson Janjiq.

Ky i fundit thekson se atëherë çelet një opsion i dytë-a do të jetë seancë e veçantë çka ai mendon se nuk do të jetë, por do të jetë pikë në rendin e ditës sikurse dhe raporti i Kfor njësoj dhe iniciativa e Sërbisë.

"Çfarë sjell ajo tani? Realisht, çfarë mund të sjellë? Këtu tani e ka fjalën diplomacia dhe politika, unë mendoj se edhe para kësaj deklarate presidenti Vuçiq disa herë prej vitit të kaluar e ka bërë të ditur në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit, që nga ajo kohë ka pasur efekt në planin e brendshëm politik. Pasi kishte mjaft kritika sikurse tha dialogu i Brukselit, në të cilin ai ka qenë negociatori kryesor, nxori çështjen e Kosovës jashtë Kombeve të Bashkuara dhe se ajo duhet të rikthehet. Çfarëdo që të thotë kjo-kjo është ajo që kërkojnë shumë në opozitë. Në thelb, këta pro-rusë kërkojnë kthimin në Këshillin e Sigurimit, ndërsa do të konfirmohet nëse është kështu. Dialogu i Brukselit zhvillohet në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit. Dhe kjo në bazë të propozimeve të Sërbisë dhe Brukselit. Nëse kalon përmes Këshillit të Sigurimit, pozicioni negociator i Sërbisë do të forcohet. Tani ajo nuk duhet të matet me Kurtin dhe qeverinë kosovare, por me Brukselin. Që do të thotë që hapi pasues mund të jetë vendimi i Këshillit të Sigurimit, nëse Vuçiq e ka këtë strategji, për të paraqitur raport-progresin në Asamblenë e Përgjithshme, ku atëherë Sërbia do të marrë më pas mbështetje domethënëse. Pra, unë personalisht këtë do të doja, por fakti që më pëlqen nuk do të thotë se do të ndodhë” sqaron eksperti politik.

Ky i fundit përmbyll se opsioni i dytë pikërisht gjëja rrëshqet dhe përfundon diku margjinalisht, që të jetë temë e qëndrueshme diskutimi brenda dhe mes fuqive të mëdha në Nju Jork dhe që në thelb, prej nesh bëjnë kartë joaktive të ndasive të reja.

"Kjo ju përcjell atëherë në mënyrë direkte nervozizmin rreth destabilitetit të mëtejshëm, të them dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë. Në përgjithësi, kjo lëvizje është jashtëzakonisht e rëndësishme, e riskueshme. Sigurisht, përgjegjësia për të do të vijë, në kuptimin pozitiv apo negativ” tha Janjiq.