Petkoviq: Serbia nesër do të nisë procedurën e thirrjes së seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Petar Petković
Burim: skrinšot RTS

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia nesër do të fillojë procedurën për thirrjen e seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi siç theksoi ai është “djegur deri thojtë” për shkak të dhunës së Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë.

"Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nesër do të fillojë procedurën, Misioni ynë pranë OKB do t'i paraqesë një kërkesë presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë muajit shkurt është Guajana, e cila fatkeqësisht e ka njohur Kosovën, por do të luftojmë që të marrim shumicën e votave për atë seancë”, ka thënë Petkoviq për RTS.

Ai theksoi se arsyet e kësaj lëvizje janë përshkallëzimi i akteve të dhunës nga Albin Kurti, i cili po spastron etnikisht serbët nga Kosova dita-ditës, gjegjësisht po krijon kushte të padurueshme jetese dhe qëllimisht po i nënshtron serbët në kushte të tilla, që ata nuk mund të qëndrojnë në Kosovë, por po kërkojnë rrugëdalje, në radhë të parë në hapsirën e Serbisë qendrore.

Ai shtoi se në vitin e fundit, më shumë se 14 për qind e serbëve tashmë janë larguar nga Kosova në drejtim të Serbisë qendrore.

Petkoviq theksoi se serbët në Kosovë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, sepse Kurti ka nxitur një krizë që çon në një spirale të dhunës së përditshme në Kosovë.

Që nga momenti kur Prishtina mori vendimin për të ndaluar përdorimin e dinarit, kemi qenë dëshmitarë të Kurtit, Xhelal Seçlës dhe të tjerëve që merren me serbët, veçanërisht në Metohi, ku ata janë më të rrezikuarit, të kthyerit...

“Po mbyllin Autoritetet e Përkohshme, po marrin gjithçka të gjallë nga zyrat e vogla, po marrin mobilje, po prishin kondicionerët, po marrin dru zjarri... Kjo tregon urrejtjen e Kurtit dhe Sveçlës, të cilit i pëlqen të marrë pjesë në situata të tilla për të treguar sa të fortë dhe të fuqishëm janë...”, ka thënë Petkoviq.

Duke marrë parasysh bastisjet e policisë në institucionet serbe, plaçkitjet e postës, ndalimin e veturës "Posta e Serbisë" nga e cila u konfiskuan katër milionë dinarë, si dhe marrjen në pyetje të serbëve që punojnë në ato institucione, Petkoviq thotë se është absolutisht e papranueshme mënyra e demonstrimit të forcës nga Kurti, e cila shkon deri aty sa i pengon ata të marrin pensione dhe përfitime sociale.

Ai thekson se megjithatë është inkurajuar nga njoftimi i fundit i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili për herë të parë e përmendi qartë dhe drejtpërdrejt sulmin ndaj institucioneve serbe dhe tha se duhet të ndalet dhe se Kurti dhe Sveçla të kthejn katër milionë dinarët që kanë rrembyar.

“Është e rëndësishme që SHBA-të kanë bërë një njoftim të qartë. Ky është njoftimi i tretë, vërehet një ton ndryshe nga më parë dhe shpresoj që të mos mbetet vetëm në atë nivel verbal”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu tha se Serbia do të bëjë gjithçka që serbët në Gorazhdevc dhe gjithkund në Metohi apo kudo në Kosovë të vazhdojnë t'i marrin të ardhurat e tyre në të ardhmen, siç i kanë marrë ato deri më tani, duke pasur parasysh se "vendimi i çmendur" për shfuqizimin dinarit vë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb.

Në përgjigje të deklaratës nga Prishtina se mbyllja e komunave serbe në Klinë dhe Pejë nuk është fundi, Petkoviq ka theksuar se institucionet serbe në Kosovë janë infrastrukturë e rëndësishme për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se askush nuk ka të drejtë t'i shfuqizojë, veçanërisht jo me dhunë.

Duke qenë se Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim që obligimet nga Marrëveshja e Ohrit do t'i bëjë pjesë të procesit të negociatave, Petkoviq tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për të negociuar dhe për të ecur në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi, për të ruajtur popullin në Kosovë, duke u përpjekur për një politikë paqeje dhe stabiliteti, ndërsa është Prishtina ajo që nuk dëshiron dialog.

“Kur nuk dialogon, ke një situatë që shkon në drejtim të spastrimit etnik”, nënvizoi Petkoviq.

Ai kujton se edhe presidenti Aleksandar Vuçiq në Ohër ka thënë se Serbia është e gatshme të zbatojë shumë gjëra në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, por se ka “vija të kuqe”, të cilat i ka përsëritur në parlament dhe në çdo takim.

“Dhe kjo është se Serbia kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, as në agjencitë dhe organizatat e OKB-së. Këtë ua thamë të gjithëve”, ishte i qartë Petkoviq dhe theksoi se Kurti është ai që nuk do ta zbatojë atë që është nënshkruar 10 vjet më parë – Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ai propozim tani është në duart e vendeve anëtare të BE-së, do të shohim se si do të shprehen, por shumica i kupton “vijat e kuqe” të Serbisë, e cila nuk mund dhe nuk do të shkojë kundër Kushtetutës së saj. Derisa Vuçiq të jet president i Serbisë, Kosova nuk do të bëhet anëtare e OKB-së”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu ka përcjellë se po vazhdojnë aktivitetet diplomatike “non-stop”, kontaktet me zyrtarë të shumtë ndërkombëtarë për qështjen e Kosovës.

"Vuçiq flet pothuajse natë e ditë me Kvintën, përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ne po bëjmë absolutisht gjithçka që bashkësia ndërkombëtare ta frenojë Kurtin në synimin e tij për të dëbuar popullin serb", tha Petkoviq.

Ai shtoi se lidershipi shtetëror po bën një luftë vërtet të ashpër dhe kujdeset për çdo person dhe çdo institucion në Kosovë, ka një pjesë të opozitës në Beograd që sulmon Vuçiqin.

“Sikur se gëzohen me faktin që Kurti kërkon të shfuqizojë Serbinë në Kosovë, thonë se shteti kapitulloi... Turp për ta, kjo është vetëm pasojë e veprimeve të Albin Kurtit dhe nuk thonë asnjë fjalë për të. Ne do të luftojmë për popullin tonë dhe nuk do ta lajmë në baltë”, tha Petkoviq.

I pyetur nëse dialogu është I merdhirë, ai përgjigjet se Beogradi është gjithmonë i gatshëm për të biseduar, se kjo është një pyetje për Kurtin, i cili refuzon të bisedojë.

"Ai nuk është i interesuar për ZSO-në, për të cilën është rënë dakord një dekadë më parë, prandaj ai filloi të mbyllte institucionet serbe. Por ne do të luftojmë," përfundoi Petkoviç.