Jevtiq: Shqetësues raporti i pushtetit qëndror ndaj atij vendor

Dalibor Jevtić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq theksoi sot se është shqetësues raporti i institucioneve të nivelit të pushtetit qëndror ndaj atij vendor kreu i të cilit është me qytetarët e vet. Jevtiq thekson se prej kësaj shkon në konkluzionin se bëhet fjalë për diçka, qëllimi përfundimtar i së cilës është kolapsi i plotë dhe kuptimi i egzistencës së vetëqeverisjes vendore.

Jevtiq në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës ka thënë se të gjitha kërkesat dhe konkluzionet që ka votuar ky institucion ku u janë përcjellë organeve kompetente periudhën e kaluar, kanë mbetur pa përgjigje.

“Diçka që tek unë shkakton shqetësim është raporti i institucioneve mbi të gjitha të nivelit të qeverisjes qëndrore ndaj qytetarëve të komunës, institucioneve dhe vetë Kuvendit Komunal të Shtërpcës. Ne dhe në nëntor por edhe në periudhën e kaluar kemi miratuar disa konkluzione dhe kërkesa dhe i patën dërguar ato në adresë në përputhje me atë që ka votuar këtu Kuvendi Komunal, u dërguan në adresat e institucioneve me pyetje dhe kërkesë dhe ajo çka më shqetëson, është se nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kjo injoron atë çka mendojmë se problemet dhe shqetësimet e qytetarëve më japin të drejtën që të konkludoj se bëhet fjalë rreth diçkaje çka qëllimi përfundimtar është shkatërrim total dhe kuptimi i egzistencës së vetëqeverisjes vendore” tha Jevtiq.

Siç thotë ky i fundit për të kjo nuk është çështje politike nëse kjo qeverisje vendore udhëhiqet nga kjo apo ajo parti politike, por për të është çështje e raportit ndaj qytetarëve të asaj komune.  Në kapacitetin që kemi kërkoj prej jush për këtë mbështetje, ne me mjete demokratike do të luftojmë kundër kësaj dhe kur diskutohet tentativa për ndërtim ilegal të cilin e kemi, ashtu edhe për të gjitha përpjekjet e tjera për të injoruar interesat e qytetarëve, me çdo kusht do t’a luftojmë me metoda demokratike siç parashikojnë normat ligjore”, tha Jevtiq.

Jevtiq shprehu shqetësimin e tij për çështjen e punës së udhëheqësisë aktuale të qendrës së skive në Brezovicë.

Ai përsëriti se i gjithë trualli në qendrën e skive është pronë e Komunës së Shtërpcës dhe qytetarëve të saj.

“Më duhet të them e të ftoj ata që momentalisht drejtojnë qendrën e skive në Brezovicë, se mirë që tërhiqni vëmendjen se çfarë bëjnë, por dhe të mos mendojnë se ndonjë ditë nuk do t’u përgjigjen pyetjeve se kush i ka vendosur. Qendra e skive Brezovicë sipas bindjes sime të thellë, meriton të mbrohen burimet e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës, punëtorëve që prej dekadash në këtë qendër skish dhe interesat e qytetarëve dhe punëtorëve”, tha ai.

Duke qenë se në takimin e fundit që u mbajt me këtë temë, u dëgjuan mendime të ndryshme, Jevtiq thekson se i gjithë ky truall në Qendrën e skive në pronësi të Komunës së Shtërpcës dhe qytetarëve të vet.

“Ne do të përdorim mjete ligjore për të luftuar në mbrojtjen e të drejtës themelore që egziston në të gjitha shoqëritë demokratike, e kjo është e drejta e pronës”, tha Jevtiq.

Ky i fundit tha se partitë politike vijnë dhe ikin por të gjitha këto gjëra ngelen-e drejta e pronës dhe e drejta për të drejtuar burimet në kuptimin e mbrojtjes së interesave të atyre të cilëve u përkasin këto.

“Jemi të shqetësuar për gjithçka që dëgjojmë që ndodh në nivelin ditor e veçanërisht shqëtësimin për faktin që një institucion i nivelit të qeverisjes qëndrore, ministria që duhet të merret me çështjet e kthimit ndërsa drejtoja ministrinë për shumë vite dhe e di shumë mirë se çfarë thuhet në rregiulla dhe kush janë institucionet kompetente nuk mundet të merren me drejtimin e qendrës së skive dhe nuk është e mundur të merresh me këtë”, tha Jevtiq.