Jevtiq: Populli tregoi se dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, u dërguan mesazhe të gjithëve që po përpiqen të bëjnë presion mbi serbët

Dalibor Jevtić
Burim: Kosovo Online

Vetë fakti që në këto zgjedhje dolën një numër më i madh i serbëve nga zona e Kosovës dhe Metohisë në krahasim me vitin e kaluar është një mesazh i qartë, pavarësisht nga të gjitha sfidat që kemi pasur ndërkohë, se serbët jo vetëm që duan të marrin pjesë në procesin zgjedhor, por çfarë politike mbështesin, thotë për Kosovo online Dalibor Jevtiq, nënkryetar i Listës Serbe.

“Mesazhi i dytë është se si komb jemi të bashkuar pavarësisht nga të gjitha sfidat që kemi dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se sepse ky unitet është diçka që na nevojitet dhe ai unitet na mbështet në kushtet aktuale në të cilat jetojmë në hapsirën e Kosovës dhe Metohisë. Gjithashtu, një mesazh shumë i rëndësishëm është se, pavarësisht nga represioni që pësojmë si komb, ne ende i besojmë vetëm shtetit tonë - shtetit të Serbisë", vlerëson Jevtiq.

Sipas tij, mesazhet u janë dërguar atyre liderëve të opozitës në Serbi “të cilët u përpoqën të na përçajnë kur erdhën në hapsirën e Kosovës dhe Metohisë, në vend që të flisnin në kontekstin se si duhet të jetë jeta dhe uniteti ynë si popull në Kosovë e Metohi”.

“Ata erdhën me mesazhe që mund t'i dëgjojmë edhe nga Prishtina, të cilat i dëgjojmë edhe nga Kurti. Pra, gjithçka që tha Kurti e kanë thënë edhe Aleksiqi dhe Jovanoviqi dhe të gjithë ata që kanë ardhur para zgjedhjeve dhe vijnë vetëm para zgjedhjeve në hapësirëne KdheM. Pra, në kontekstin e gjithë kësaj, serbët nga KdheM kanë treguar pa mëdyshje se, së pari, janë të vendosur të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në hapësirën e KdheM, se e dinë se kush po i ndihmon më shumë në këtë moment gjegjësisht shteti i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Zyra për KdheM dhe se pavarësisht nga të gjitha sfidat që kemi para nesh, pavarësisht nga të gjitha presionet që na bëjnë si pengesë për një jetë normale – këtu jam duke menduar para së gjithash për Kurtin dhe regjimin në Prishtinë, prandaj, pavarësisht nga të gjitha, ne mbetemi dhe mbijetojmë”, thekson Jevtiq.

Ai shton se “si dikush që jeton me familjen në zonën e KdheM”, mund të dëshmojë për presionet ndaj të cilave jemi të ekspozuar.

“Prandaj them se mesazhet iu drejtuan të gjithë atyre që janë pjesë e asaj agjende të presionit ndaj popullit serb në zonën e KdheM. Dhe të gjithë ata që besuan, përkrahën, donin diçka tjetër, tani kanë marrë një mesazh shumë të qartë se në atë që populli serb beson në zonën e KdheM tek presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shteti i Serbisë dhe se nuk ka asnjë presion që do të ndryshojë  besimin tonë”, thotë Jevtiq.