Jevtiq: Shqiptarëve u intereson zvarritja e formimit të qeverisë, situate është e rëndë për sërbët
Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiq është shprehur sot se partive politike të shqiptarëve në Kosovë u intereson situata në të cilën zvarritet formimi i qeverisë pasi zgjedhjet vendore vijnë së shpejti si dhe se kjo situatë është e rëndë për sërbët, veçanërisht po të kemi parasysh se kryeministri në qeverinë teknike Albin Kurti shfrytëzon situatën që të vijojë me ndërmarrjen e represionit ndaj popullsisë sërbe, transmeton RTV.
“Si pasojë e zgjedhjeve vendore, nuk ia vlen vërtet që shqiptarët në këto momente të marrin përsipër përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë e cila potencialisht mund të zgjasë jo më shumë se disa muaj. Nga ana tjetër, pothuajse askush nuk ka dëshirën dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë, sepse nëse do të egzistonte dëshira dhe vullneti dhe në rrethana të tilla absurde, kandidati i lëvizjes Vetëvendosja do të votohej për kryetar të Kuvendit” ka thënë Jevtiq për Tanjug.
Ai shtoi se me këtë do të fillonte me nënshkrimin e afatit për formimin e qeverisë, gjë që do t’i jepte opozitës shansin të formonte qeverinë sepse sikurse thotë, duket se Kurti nuk ka numra të mjaftueshëm për të formuar shumicën në kuvendin prishtinas.
Jevtiq bën të ditur se dikush priste që në rrethana të tilla përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të përfshiheshin dhe të ndihmonin në gjetjen e rrugëdaljes nga kjo situatë, por megjithatë as në Uashington dhe as në Bruksel, nuk egziston dikush që në këto momente do të përfshihej në një proces të tillë.
"Në fund të fundit, qytetarët humbasin më shumë. Komuniteti sërb nga dita në ditë është në situatë gjithnjë e më të vështirë, pasi Kurti në rrethana të tilla shfrytëzon situatën për të vazhduar zbatimin e politikës së tij etno-nacionaliste të represionit ndaj popullit sërb. Përditë do të thoja, me disa veprime në të cilat ai përdor policinë, që fëmijëve sërbë u privohet e drejta për t’u marrë me sport, u merret e drejta që në një mënyrë të paracaktuar të gëzohen dhe pritur me padurim fundin e vitit shkollor” ka thënë Jevtiq
Sikurse vuri në dukje ky i fundit, sipas hulumtimeve të reja, pëlqyeshmëria e Vetvendosjes ka rënë për atë se Kurti po i ndërmerr këto veprime ndaj popullit sërb pasi kjo është mënyra e vetme për të ruajtur pëlqyeshmërinë e partisë së vet.
“Ajo çka duhet të dimë të gjithë në vigjilje të zgjedhjeve vendore, lëvizja Vetvendosja nuk do të ketë atë mbështetje që pati në zgjedhjet parlamentare” ka thënë Jevtiq.
Ai tha se sërbët e Kosovës prej dekadash janë mësuar me vuajtjet dhe dikush që llogarit se ata do të tërhiqen nga jeta dhe mbijetesa në ato hapësira pikërisht sepse janë vazhdimisht nën presion.
“Vendosmëria jonë është me të vërtetë aty dhe kudo ku mundemi ne si përfaqësues politik të sërbëve të bëjmë për të ndikuar në situata të caktuara, ne këtë e bëjmë” ka thënë Jevtiq. Ky i fundit vlerësoi se çështja është se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pozitën e sërbëve në Kosovë duke shtuar se janë “të fortët” ata se kur do të reagojnë.
Megjithatë, kujtoi se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ka patur reagim adekuat kur Kurti në Shtërpcë tentoi të mbyllte një ndërmarrje komunale.
“Atëherë me të vërtetë një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare reagoi dhe kjo duhet të jetë ndonjë konkretisht, para së gjithash SHBA në Prishtinë dhe ne kemi gjetur zgjidhjen. Ky është shembull konkret. Nuk pati deklarata, atëherë pati takim konkret” ka thënë Jevtiq.
Ky i fundit u shpreh se atëherë nisi të zgjidhja e atyre problemeve të cilat u zgjidhën shpejt dhe pas disa ditësh punonjësit u rikthyen në punë e sot e kësaj dite punojnë.
0 komentet