Kush është-Albulena Haxhiu: Kryetarja në tentativë e Kuvendit e cila nënshkrimin e marrëveshjes së BKS e quajti si gabimin më të madh
Ministrja e drejtësisë në qeveritë “Kurti 1” dhe “Kurti 2” Albulena Haxhiu (38) sot as në tentativën e pestë nuk arriti të bëhej kryetare e kuvendit si kandidate nga Lëvizja Vetvendosja.
Për zgjedhjen në këtë funksion nevojitet mbështetja e të paktën 61 deputetëve, ndërsa për Haxhiun deri më tani dorën e kanë çuar 57.
“Haxhiu nuk bashkoi figurat që duhet t’a çonin për të drejtuar Kuvendin e Kosovës” ka thënë para dy ditësh funksionari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.
Nga LDK është thënë se nuk mund të bëjnë kompromise për kandidatët e tyre të papranueshëm, duke patur parasysh tek qasja në shtyllat demokratike e institucionale të Kosovës.
Pavarësisht nëse nuk e mbështesin Haxhiun vetëm nga ajo sepse është nga Vetëvendosja, apo nuk janë vërtet të kënaqur me punën e saj në të kaluarën në krye të ministrisë së drejtësisë, fakti është se opozita në vitet e fundit jo rrallë e ka kritikuar si ministre që ka ndërhyrë në planin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe përzierjen në punën e gjyqësorit. Është akuzuar disa herë për shkelje të Kushtetutës, duke i kërkuar dorëheqjen.
Përgjigja e saj ndaj kërkesave të tilla ishte se dorëheqja kërkohej nga ata që e shikonin seriozitetin e qeverisë në zbatimin e reformës gjyqësore dhe interesat cilat dëmtoheshin.
Haxhiu në politikë hyri në shtator të vitit 2010, kur u bë anëtare e Vetëvendosjes, e cila në atë kohë ishte organizatë politike jashtëparlamentare.
Në zgjedhjet e vitit 2010, në moshën 23 vjeç, u zgjodh si deputetja më e re Kuvendit në atë legjislaturë. Gjatë karrierës së saj parlamentare, drejtoi Komisionin për Legjislacion dhe Nënkomisionin për Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloret e Kuvendit.
Një prej skandaleve që ndodhi gjatë mandatit të saj ministror në vitin 2022 ka qenë zhdukja e kampioneve të gjakut për rastin “Dehari” prej laboratorit toksikologjik pranë Institutut të Mjekësisë Ligjore. Astrit Dehari ishte aktivist i Vetvendosjes i cili në vitin 2016 u gjend i vdekur në qeli në qendrën e paraburgimit në Prizren, ndërsa vdekja e tij kurrë nuk u sqarua deri në fund. Dhe atëherë opozita kërkoi dorëheqjen e saj.
Si një prej rezultateve më të rëndësishme të ministrisë së saj, Haxhiu mendohet themelimi i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë herë është shprehur se institucionet kosovare punojnë në përgatitjen e akuzës ndaj Sërbisë për genocid.
Qëndrimi i saj është që Prishtina ka bërë gabimin më të madh kur në vitin 2013 nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit me Beogradin që parashikonte formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe ishte një gabim edhe më shumë ratifikimi i saj në parlamentin kosovar. Ajo ka thënë dhe se nuk do të ketë formim të BKS me kompetenca egzekutive.
Në lidhje me kritikat e ish ambasadorit të SHBA Xhefri Hovenier ndaj qeverisë kosovare pasi nuk operon në përputhje me të gjitha detyrimet e ndërmarra në dialog, Haxhiu shtatorin e kaluar tha se bashkësia ndërkombëtare po ushtron presion jo të drejtë ndaj qeverisë dhe se presioni i saj duhet të orjentohet ndaj Sërbisë.
Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e pjestarëve të familjeve sërbe që ndodhen në paraburgimin e Podujevës, si dhe të avokatëve të të paraburgosurve se të punësuarit në këtë burg sillen shumë keq ndaj tyre-pasi nuk marrin terapi adekuate mjekësore, ushqim, dhe se nuk respektojnë Ligjin për përdorimin e gjuhës. Sipas fjalëve të saj, nuk ka patur raste tek të cilat të jenë sjellur keq ndaj të paraburgosurve për përkatësi etnike.
Më herët Listën Sërbe e ka quajtur si “bombë të temperuar” në Kosovë duke kritikuar opozitën pasi lejoi që kjo parti politike sërbe të verifikohej për pjesmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kur në fillim të këtij muaji në Prizren u arrestuan 12 sërbë që shkonin për të vizituar manastirin e më pas u lanë të lirë për t’u mbrojtur, Haxhiu kritikoi punën e organeve gjyqësore të Kosovës duke thënë se është “shqetësuese sesi kaq lehtë u lanë të lirë”. Bashkëshorti i saj Alban Krasniqi, u emërua në gusht të vitit 2022 si këshilltar politik i ministrit të administratës dhe vetqeverisjes vendore Elbert Krasniqi. Ministri Krasniqi atëherë u shpreh se ishte nder për të që bashkëshorti i ministares Albulena Haxhiu të jetë pjesë e ekipit të tij pasi këshillat e tij do të jenë falas dhe se nuk do të ndikojnë tek buxheëti i Kosovës.
Juristja nga Prishtina
Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj të vitit 1987. Mbaroi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa pas diplomimit, vazhdoi në Universitetin e Europës Juglindore për penaliste.
Anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetvendosja, ndërsa në vitin 2022 u zgjodh si kryetare e organizatës Gratë për Vetvendosjen. Kryeministri Albin Kurti e emëroi në vitin 2023 si koordinatore kombëtare për luftën ndaj dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës ndaj rracës.
Është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.
0 komentet