Joksimoviq: Nga ambasadori i ri gjerman në Prishtinë duhet pritur vazhdimësi të politikës ndaj Kosovës
Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq, ka deklaruar se nga ambasadori i ri gjerman në Prishtinë, Rainer Rudolf, duhet pritur vazhdimësi e politikës së deritanishme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Ajo theksoi se mandatin e paraardhësit të tij, Jörn Rohde, e ka karakterizuar një periudhë e trazuar në Prishtinë për shkak të veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit.
„Ambasadori i ri do të përfaqësojë vetëm vazhdimësinë e politikës së deritanishme të Gjermanisë“, theksoi Joksimoviq.
Ajo shtoi se „ambasadorët nuk janë ata që e krijojnë politikën e jashtme, por kontribuojnë në zbatimin e saj“.
„Ndryshimet në shërbimet diplomatike në nivelet më të larta janë një dukuri e zakonshme. Por ambasadorët nuk janë ata që e formësojnë politikën e jashtme, ata ndihmojnë në zbatimin e saj. Politika e jashtme udhëhiqet nga kryeqytetet. Prandaj, shpesh nuk kemi ndryshime politike as kur ndodhin ndërrime qeverish në vendet kyçe të BE-së, e aq më pak në nivel ambasadorësh“, shpjegon Joksimoviq.

Duke komentuar mandatin pesëvjeçar të Jorn Rohde, ish-ambasadorja e Serbisë në Britaninë e Madhe tha se atë periudhë e kanë karakterizuar zhvillime të trazuara, të cilat nga njëra anë i sollën Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa nga ana tjetër masa ndëshkuese nga BE-ja.
„Ka qenë një periudhë mjaft e trazuar në Prishtinë, para së gjithash për shkak të veprimeve të Kurtit, të cilat janë dënuar më shumë a më pak publikisht nga pothuajse të gjitha vendet e BE-së. E dimë se BE-ja ka zbatuar disa masa ndëshkuese ndaj Kurtit. Edhe pse ato nuk janë zbatuar plotësisht, qëndrimi i qartë ishte se politika e tij ndaj komunitetit serb në veri dhe ndaj komunitetit serb në tërësi është e papranueshme“, thotë Joksimoviq.
Ajo shtoi se rezultati i krizës politike në Kosovë është dialogu i ngrirë dhe sistemi i bllokuar.
„Në këtë moment kemi një dialog të ngrirë, i shkaktuar nga pamundësia për të formuar institucionet në Prishtinë. Në fakt, kemi një sistem të bllokuar që nuk funksionon. Po, është zgjedhur kryetari i Kuvendit, por proceset e mëtejshme të formimit të institucioneve më të rëndësishme dhe të qeverisë ende nuk funksionojnë. Kemi një vakum të gjatë institucional“, konsideron ish-diplomatja.
Joksimoviq thekson se Gjermania mbetet e vendosur në përmbushjen e kushteve që i janë ofruar Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku kushti kryesor ka qenë dërgimi i draft-statutit të Bashkësisë së komunave serbe në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo saktësoi se, për shkak të mosplotësimit të atyre kushteve, Prishtina sot është më larg Këshillit të Evropës se sa ishte atëherë.
„Gjermania është një nga mbështetëset kryesore të pavarësisë së plotë të Kosovës. Ajo ishte ndër vendet që sponsorizuan idenë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Megjithatë, gjatë mandatit të ish-ambasadorit Rohde, siç e përmendi edhe ai në fjalimin e tij të lamtumirës, nuk u arrit realizimi i kësaj ideje, dhe tani duket se Kosova është më larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës sesa në momentin kur kërkesa u paraqit. Ky është edhe një rezultat tjetër i politikave të Kurtit dhe i qëndrimit të tij ndaj komunitetit serb“, ka saktësuar Joksimoviq.
komentet