Juristët: Përcënimi i Prishtinës ndaj Sërbisë me akuzë për genocid pa bazë ligjore

Međunarodni sud pravde u Hagu
Burim: icj-cij.org

Në ditën kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti emëroi drejtorin e Institutit i cili merret me ushtrimin e krimeve në luftën e vitit 1998 dhe 1999, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu deklaroi se qeveria e Kosovës do të padisë Sërbinë për genocid. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn shprehen se padia për genocid ndaj Sërbisë nuk egzistojnë kushte pasi Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara as nënshkruese e Konventës për ndalimin e genocidit ndërsa me rastin e formimit të Institutit, paralajmërojnë se mund të përdoret për qëllime politike.

Haxhiu tha dje se padia për genocid është në “programin e qeverisë”, ashtu sikurse kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i parlamentit Glauk Konjufca, janë të angazhuar në këtë proces.

Docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Kosovës, Dushko Çelliq, lidhur me njoftimin nga Prishtina se po përgatitet padi për genocid ndaj Sërbisë, ka thënë për Kosovo Onlajn se kjo nuk ka bazë dhe kaq është e gjitha, ku tha se është histori mediatike si pasojë e presioneve ndaj Sërbisë.

“Nga pikëpamja juridike, kërcënime të tilla janë absolutisht joreale, nuk egzistojnë kushte as procedurale dhe as materiale për një lloj padie të tillë. Kushtet materiale nuk egzistojnë sepse as faktet nuk janë në anën e një ideje të tillë dhe as kushtet procedurale nuk ekzistojnë. sepse Kosova nuk është as anëtare e KB dhe as nënshkruese e Konventës për Ndalimin e Genocidit dhe as nuk mund të jetë palë në procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila duhet të jetë kompetente për një gjë të tillë. Këtu më duket se ka të bëjë më shumë me histori mediatike dhe presionin ndaj Sërbisë”, thotë Çelliq.

Pyetjes nëse njoftime të tilla janë vetëm për konsum të brendshëm apo ftesë për Perëndimin për presion të ri ndaj Sërbisë, Çelliq thotë-edhe njëra edhe tjetra.

“Më duket se ka elementë si nga njëra dhe nga tjetra. Regjimi i Albin Kurtit bën gjithçka për të ndërtuar “imazhin” e vet mbi një politikë fatkeqësisht antidiskriminuese që është zbatuar brutalisht muajt e fundit në Kosovë, ndaj i drejtohet elektoratit të tij nga njëra anë dhe nga ana tjetër duket, duke pasur parasysh se ai shpesh shtyn lëvizje në marrëveshje me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, pra me një pjesë të fuqive perëndimore, kështu që mund të spekulojmë se egziston një lloj marrëveshjeje për të bërë presion të mëtejshëm ndaj Sërbisë në kuptimin e tërheqjes eventuale nga Rezoluta 1244 prej interesave kombëtare e shtetërore në territorin e Kosovës” thotë ai. Çelliq.

Avokat Branko Llukiq thekson se formimin e institutit prishtinas për krimet e luftës gjatë luftës në Kosovë, Sërbia nuk duhet t’a shikojë si perde tymi dhe se egziston rrezik i madh që ai të përdoret për qëllime politike. Siç thotë ai, dihet se si funksionon Perëndimi dhe beson se këtë do të mundohen t’a përdorin para së gjithash kundër Sërbisë.

“Ndoshta do të vijë deri tek kërkesa, siç e kemi parë, që Kosova të kërkojë ekstradimin e njerëzve tanë, çka është e pamundur sipas asnjë ligji. Së pari duhet të ketë shtet dhe Kosova nuk është shtet. Duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet shteteve, mes Serbisë për shembull dhe Kosovës, që dikush të ekstradohet. Në këtë moment, një mundësi e tillë sigurisht që nuk egziston, por nesër, siç sillet perëndimi me Sërbinë dhe sërbët, mund të jemi në rrezik të madh për të arrestuar dhe ekstraduar njerëz në Kosovë, për t'i vënë ata para gjyqit, gjë që do të ishte edhe rasti për ato fatkeqësi për njerëzit dhe vendin”, tha Llukiq.

Kur bëhet fjalë për gjëra të tilla, Llukiq thekson se nuk duhet ta “fusësh kokën në rërë”.

“Ata padyshim që do të gjykoheshin në Prishtinë dhe pasojat mund të ishin nëse do t'u jepej mundësia për të paditur për dëmshpërblim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilën Bosnjë-Hercegovina e gjykoi, sigurisht që ata dështuan sepse nuk kishte bazë për këtë. Ligji nuk është shkencë egzakte, e drejta mund të jetë edhe e zezë edhe e bardhë, zakonisht gri, por mund të jetë rrezik i madh edhe për ata njerëz edhe për shtetin” përfundoi Llukiq.

Kryeministri i Kosovës dje ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe me këtë rast ka theksuar se “po ringjallin Institutin që do të merret me krimet e Sërbisë në luftën 1998-1999”.