Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve rruga e vetme për anëtarësi në BE

Kaja Kalas i Aljbin Kurti
Burim: "X"

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë në bazë të marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme për anëtarësi në BE, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas pas takimeve individuale me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Kallas në rrjetin social "X" ka theksuar se BE është e gatshme për bashkëpunim kur është fjala rreth sulmit në kanalin e Ibar-Lepencit.

“U takova sot me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin. Rruga e vetme për anëtarësi në BE shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve të tyre në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Përshëndeta gatishmërinë në rrugën drejt bashkëpunimit të plotë pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë” ka thënë Kallas.