KE: Hiqen vizat për të poseduesit e pasaportave sërbe në Kosovë të cilat i lëshon Drejtoria e Koordinimit

EU
Burim: Kosovo Online

Komisioni Europian ka paraqitur se do të heqë vizat për qytetarët në Kosovë pasaportat e të cilëve i ka lëshuar Drejtoria e Koordinimit të MPB të Republikës së Sërbisë.

Me hyrjen në fuqi të përjashtimit nga vizat për poseduesit e pasaportave kosovare, Komisioni beson se arsyet për përjashtimin e poseduesve të pasaportave sërbe të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit të Sërbisë nga ky përjashtim nuk ekzistojnë më dhe se të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në vendet e Shengenit.

Për këtë arsye, Komisioni propozon që Rregullorja (BE) 2018/1806 të ndryshohet në mënyrë që poseduesit e pasaportave sërbe të lëshuara nga ana e Drejtorisë Koordinuese së Sërbisë të përjashtohen nga kërkesa për të pasur vizë kur kalojnë kufijtë e jashtëm të anëtarit të Unionit për qëndrim jo më të gjatë se 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditësh.

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 22 prill, duke folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, se beson se në tetë muajt e ardhshëm do të zgjidhet problemi i sërbëve të Kosovës të cilët nuk dëshirojnë të marrin pasaportën prishtinase.

“Po diskutohet rreth kësaj, nuk mund t’ju ​​premtoj sepse nuk është në forcën tonë, por besoj se do të zgjidhet në tetë muajt e ardhshëm aq sa kemi kohë. Kemi kohë deri më 1 janar që këtë problem t’a zgjidhim dhe besoj se do t’a zgjidhim” tha Vuçiq në aeroportin e Batajnicës.

Kujtojmë, Sërbia prej Komisionit Europian më herët kërkoi që të shfuqizohet vendimi për detyrimin për vizë për qytetarët me banim në Kosovë, të cilët kanë pasaportë të lëshuar nga ana e Drejtorisë Koordinuese në Beograd, u tha për Kosovo Onlajn në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

“Pasi institucionet e BE iniciuan e më pas morën vendim rreth liberalizimit të regjimit të vizave me të ashtuquajturën Kosovë, janë intensifikuar diskutimet e palës sonë me Komisionin Europian në lidhje me dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese. Qëndrimi i Republikës së Sërbisë për këtë çështje është mjaft i qartë-qytetarët që janë posedues të dokumenteve të udhëtimit të lartpërmendura, nuk munden dhe nuk guxojnë të diskriminohen, ndërsa detyrimi për posedim të vizës udhëtuese në BE, duhet të shquqizohet”, thuhet atëherë prej MPJ.