Kërstiq: Administrata e Trampit do të jetë më proaktive sesa e Bajdenit në Ballkanin Perëndimor

Krstić
Burim: Kosovo Online

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike Millan Kërstiq vlerëson se administrata e presidentit të ri të SHBA Donald Tramp do të jetë më proaktive kur është fjala për Ballkanin Perëndimor sesa ç’ka qenë administrata e Xhozef Bajdenit.

 

Kërstiq ka theksuar se lidhja e politikës dhe biznesit do të jetë edhe më e theksuar sesa e Bajdenit.

“Ballkani Perëndimor i cili nuk është i integruar në BE është një prej rajoneve në të cilën administrata e Tramp do të mund të jetë më proaktive sesa ç’ka qenë e Bajdenit. Kjo shikohet dhe nga vizitat e fundit të njerëzve biznesmenë që janë afër Trampit sikurse djali i tij Donald Tramp i Riu, dhëndërri i tij Xhared Kushner dhe projektet e tij të bizneseve në Sërbi dhe Shqipëri. Lidhja e biznesit me politikën tek Donald Tramp me gjasa do të jetë më e theksuar sesa ç’ka qenë në administratën e mëparshme”, ka thënë Kërstiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit vërren se Tramp fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA pasi sikurse thotë arriti të rriste numrin e votave personale çka fitoi mbi ata që janë kryesisht të pakënaqur me situatën aktuale ekonomike në Amerikë

“Edhe pse treguesit objektivë tregojnë se Amerika po ecën mirë ekonomikisht dhe po rritet, nga ana tjetër, nëse shikojmë kumulativisht normën vërtet të lartë të inflacionit në periudhën e mëparshme, qytetarët realisht perceptojnë se nuk po jetojnë mjaftueshëm mirë dhe se kanë jetuar më mirë në kohën e Donald Trampit”, vëren Kërstiq.

Ky i fundit beson se kjo është tema kyçe që i ka bindur qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Donald Tramp madje dhe nëse nuk e duan për disa gjëra të tjera.

Sigurisht, shton, egzistojnë dhe tema të tjera që ishin shumë të rëndësishme që i sollën Trampit mbështetjen e zgjedhësve.

“Një prej tyre është mbrojtja e menaxhimit të kufijve dhe mbrojtja nga imigrimi integral që ka vërshuar në Amerikë veçanërisht në dy vitet e fundit, kur qytetarët e moderuar, të pavendosur, që nuk janë as shumë konservatorë dhe as shumë liberalë, besonin se ky ishte në një farë mase largim nga ajo çka republikanët e etiketuan si mendësi të shëndoshë-që nëse nuk ke kufi, nuk ke as shtet dhe që mund të lejosh çdokënd të hyjë në territorin e Amerikës" tha docenti.

Sikurse shton kanë egzistuar edhe çështje të shumta të identitetit ku Donald Tramp mundi t’i fitojë akoma me numër votash duke insistuar që audienca nëpër shkolla të mos jetë shumë liberale dhe të mos guxojë në ndarjen e të hollave për projekte liberale.

“Nën këto sërë arsyesh, këto tre ishin dominuese për të bërë pikërisht diferencë dhe që Tramp të fitonte me diferencë solide votash në favor të tij” përmbylli Kërstiq.