Kërstiq: Margjinalizimi i sërbëve nga Kurti, potencial për shpërthimin e konflikteve në Kosovë
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike Millan Kërstiq ka thënë se deri sa egziston radikalizim i njëanshëm i qeverisë në Prishtinë, ka potencial të madh për shpërthim të konflikteve në Kosovë, por jo për përhapje të tyre.
"Derisa egziston radikalizim i njëanshëm nga pushteti prishtinas, gjasat për shpërthim të konflikteve në Kosovë janë të mëdha. Sapo e gjithë situata të stabilizohet si me rikonfirmimin e negociatave dhe kur do të ndalej shkelja e të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë e Metohi, do të mund të flitej për de-eskalim të situatës. Por, nga ana tjetër, nuk mendoj se ky është potencial për shpërthimin e ndonjë konflikti më të gjerë", ka thënë Kërstiq për Kosovo onlajn.
Kërstiq thotë se kyçi i këtyre radikalizimeve me synim afatgjatë është që kryeministri Albin Kurti të pakësojë numrin e sërbëve në Kosovë mes 2 apo 3% dhe me këtë rast sikurse thekson ai, të konvertohet në “gabim statistikor”.
"Albin Kurti ka axhendë me synim afatgjatë dhe ky synim sikurse shikohet është bërja e Kosovës në të cilën numri i sërbëve, sipas atyre llogaritjeve të Tugjmanit, do të ishte diku me më pak se 3 apo 2% që kur të jenë në nivelin e gabimeve statistikore, të mos nënkuptojnë më asgjë. Besoj se kjo politika afatgjatë që udhëheq, nuk do të ndalet pa presion nga jashtë”, pohon Kërstiq.
Ky i fundit thotë se Sërbia nuk duhet të lejojë që Kurti të “legjitimojë pretendimet e tij”, por dhe të investojë të gjitha burimet e veta ndaj aktorëve ndërkombëtarë sesi të ndalë shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë.
“Sërbia duhet të operojë me zgjuarsi dhe të mos lejojë të gabojë për t’i dhënë hapësirë Kurtit të legjitimojë pretendimet e veta. Në fund të shtatorit që kaluam bërëm një gabim të madh që kushtoi jetë njerëzish, ndërsa nga ana tjetër ndihmoi dhe Albin Kurtin. Tashmë duhet të jemi të duruar dhe të mençur por njëkohësisht na duhet të apelojmë dhe të përpiqemi aq sa është e mundur të investojmë të gjitha burimet që aktorët ndërkombëtarë t’i çojmë aty që të ndalin këtë çka po ndodh momentalisht në Kosov e Metohi dhe kjo është shkelja brutale sistematike e të drejtave të njeriut dhe të sërbëve” ka thënë Kërstiq.
0 komentet