Lluniq: Asnjë i mençur nuk dëshiron luftë në Ballkanin Perëndimor
Drejtori egzekutiv i Këshillit për Strategji Politike Nikolla Lluniq ka thënë se pavarësisht kontekstit të seriozitetit të sigurisë në të cilën momentalisht ndodhet rajoni, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor nuk ka potencial për konflikt të ri të armatosur.
"Kurrë Ballkanin nuk mund t’a injorojmë në kontekstin e sigurisë. Madje dhe komuniteti i inteligjencës së SHBA këtë vit vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor mund të shkohet deri tek incidente etnike", ka thënë Lluniq për Kosovo onlajn.
Ai beson se deklarata e ministrit italian të mbrojtjes Guido Krozeta për Kosovën si front potencial sikurse ai në Lindjen e Mesme është paradimensionuese.
"Ajo deklaratë e ministrit italian është paksa paradimensionuese, pasi thjesht në Ballkanin Perëndimor nuk ka gjasa për luftë. Askush nuk ka gatishmëri, askush nuk do të luftojë. Pasi demografia nuk i përgjigjet kësaj mënyre. Ndonëse politikanë të caktuar mbajnë retorikën nacionaliste të viteve ’90 që do të dëshironin mobilizimin e popullsisë, të rinjtë i’u përgjigjen mjaft ekspicidivisht këtyre gjërave", ka thënë Lluniq.
Ky i fundit bëri të ditur se kjo shihet sipas fakteve se në mbarë rajonin egziston problem me shërbimin ushtarak vullnetar dhe se ky trend ishte veçanërisht i shfaqur në Kroaci.
Lluniq ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti do të duhej të shqetësohej pasi sikurse tha, eksodi ka prekur gjithmonë e më shumë të rinjtë që largohen nga Kosova.
"Në vitet para pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kroaci 80 deri në 90% e të rinjve u thirrën në kundërshtimin të dëshirës. Dhe për Kurtin do të ishte mirë dhe efikas për shoqërinë në Kosovë, që të shqetësohej për eksodin i cili momentalisht po ndodh me shqiptarët etnik që largohen për një jetë më të mirë. Ky është mesazh i thjeshtë dhe për politikanët në Kosovë", ka thënë Lluniq.
Ky i fundit bëri të ditur se të gjithë në Ballkanin Perëndimor orjentohen nga paqja, stabiliteti dhe e ardhmja.
"Të rinjtë dhe të gjithë në Ballkanin Perëndimor dëshirojnë paqe, dëshirojnë stabilitet, dëshirojnë perspektivë dhe të ardhme të sigurtë", konkludoi Lluniq.
0 komentet