Kesiq: Me nisjen e dialogut strategjik, Sërbia bëhet partneri më domethënës i SHBA në Ballkanin Perëndimor

Obrad Kesić
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Obrad Kesiq vlerëson se me nisjen e dialogut strategjik mes Sërbisë dhe SHBA, është moment domethënës për të vijuar atë nivel bashkëpunimi që dy vendet patën para fundit të mandatit të parë të Donald Trampit, kur Sërbia ishte partneri më i rëndësishëm amerikan në Ballkanin Perëndimor.

“Momenti ishte tërësisht në anën e Sërbisë në mandatin e kaluar të presidentit Tramp. Para fundit të këtij mandati, Sërbia zuri vendin e partnerit më të rëndësishëm të SHBA në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Sa më parë të vendoset ai komunikim dhe sa më parë të nisë bashkëpunimi serioz, kjo është gjë e mirë” thekson Kesiq për Kosovo onlajn.

Ai sqaron se axhenda e administratës së re amerikane nënkupton marrjen me problemet e brendshme, por që ata në mjaft segmente janë të lidhur dhe për marrëdhënie me shtete të tjera të botës.

“Në këtë konktekst rajonet që nuk janë në qendër të vëmendjes së SHBA dhe nuk janë lidhur me interesat e saja vitale, mund të ngelen në hije, ndërsa Ballkani Perëndimor është në këtë grup. Për pasojë është mjaft e rëndësishme që Sërbia të krijojë kontakte në nivelin më të lartë të mundshëm, të tentojë që të pozicionohet. Para së gjithash për negociatat me Prishtinën, por dhe të dëshmohet sërish si partnere më e besueshme në axhendën në të cilën presidenti i ri i SHBA definon” ka thënë Kesiq.

Ky i fundit kujton se fjala është për axhendë antiglobaliste të Trampit.

“Kjo i përgjigjet jo vetëm Sërbisë, por dhe Republikës Sërbe të Bosnjës dhe popullit sërb”, konkludon Kesiq.