Kfor: Çdo vendim për çeljen e urës së Ibrit në kuadër të dialogut

Most na Ibru
Burim: Kosovo Online

Çdo vendim në lidhje me urën në Mitrovicë duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës e Sërbisë nën ndërmjetësimin e BE të cilin NATO vazhdon t’a mbështesë, përfshirë edhe përpjekjet e KFOR, thuhet në përgjigjen me shkrim për Kosovo Onlajn nga Misioni i KFOR në Prishtinë.

Pyetjes se cili është qëndrimi i KFOR për çështjen e çeljes së urës në Ibër dhe nëse janë përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë për diçka të tillë, nga ky Mision u theksua se vazhdojnë t’a zbatojnë mandatin e tyre të KB dhe se kjo nënkupton praninë e tyre të përhershme në urën kryesore në Ibër.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e vet të KB për të kontribuar në mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë praninë e tij të vazhdueshme tek ura në Mitrovicë dhe patrullimet e rregullta në zonat përreth”, thuhet në përgjigjen e Kfora dhënë për Kosovo onlajn.