Kfor-i në Lleposaviq heq telat me gjemba
Burim: Kosovo Online
Kfor në Lleposaviq sot ka hequr plotësisht gardhin e telave me gjemba i cili u vendos rreth godinës komunale.
Siç bën të ditur reporteri i Kosovo onlajn, kanë ngelur vetëm një pjesë e rrethimit metalik në të cilën janë varur flamujt sërbë.
Gjatë ditës së sotme fëmijët kanë luajtur në platenë në afërsi të godinës komunale e tashmë në këtë vend, të moshuarit po bisedojnë me ushtarët amerikanë, ndërsa të rinjtë janë ulur në një kafene aty pranë, e cila ka qenë e mbyllur ditët e fundit.
Automjetet e Kfor edhe sot kanë qenë të rreshtuara në kolonë në afërsi të ndërtesës, ndërsa pas tyre mjetet e njësive speciale të policisë kosovare ku gjithashtu ka edhe dalje nga godina e komunës së Lleposaviqit.




0 komentet