KFOR: Nuk kemi qenë në zonën e arrestimit të policëve

Kfor
Burim: Wikipedia

KFOR-i ka njoftuar mbrëmjen e sotme se pjesëtarët e atij misioni nuk ndodheshin në zonën ku policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës të mërkurën.

"KFOR-i nuk ishte në zonë kur policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës. KFOR-i dërgoi një ekip në zonë dhe vendosi kontakte me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX", thuhet në njoftim.

KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që menjëherë të ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë në eskalim të mëtejshëm.

"KFOR-i po monitoron situatën dhe vazhdon të zbatojë plotësisht mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Gjithashtu, KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë për të inicojë dialogun që udhëheq BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratë.