Kfor: Përmbahuni nga veprimet e njëanshme, nuk do të hezitojmë të reagojmë

Most na Ibru
Burim: Kosovo Online

Misioni i Kfor paralajmëroi mbrëmjen e sotme me deklaratë që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet e njëanshme ku do të mund të shkaktonin tensione çka është thelbësore për siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për mirëqënien e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve dhe për stabilitetin rajonal.

"Kemi prezencë të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i Kfor ka

autoritetin për t’a rregulluar atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi relevant të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tone të KB” thuhet në deklaratën e Kfor.

Më tej thuhet se Misioni mban prezencë të përhershme në urë përmes lumit Ibër në Mitrovicë dhe ndërmerr patrullime të rregullta në afërsi.

"Sërish konfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë koordinuese. Në këtë kuptim do të vijojmë që të mbështesim plotësisht dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE” bëhet e ditur në deklaratë.

Kfor sërish konfirmon përkushtim të vendosur për të kontribuar në mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë në çdo moment dhe paanshmërisht në kuadër të mandatit të vet të KB dhe do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me kolegët, përfshirë Policinë Kosovare, EULEKS si përgjigje e parë dhe e dytë e sigurisë.

"Kfor ka burime të mira dhe mirëpozicionuara për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të vijuar me përmbushjen e misionit të saj të KB” përfundon deklarata.