Petkoviq: Kurti dëshiron vetëm luftë dhe kaos, shpresoj se kjo është e qartë për të gjithë

Beograd_231120_potreti_Petar Petković 01
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë mbrëmjen e sotme se deklarata e kryeministrit kosovar Albin Kurti që ura mbi Ibër duhet të hapet dhe se për këtë temë nuk ka bisedime-tregon qartë se ai dëshiron vetëm luftë dhe të shkaktojë konflikt me pasoja të largëta.

"Shpresoj që tani është e qartë për të gjithë veçanërisht për bashkësinë ndërkombëtare se kush është Albin Kurti-piromani ballkanas që dëshiron që përmes konfliktit të shkaktojë kaos në rajon", ka thënë Petkoviq në deklaratë të shkruar.

Ky i fundit shton se Kurti kurrë nuk ka qenë i interesuar për dialog e jo më për BKS, pasi politika e tij është Kosovë etnikisht të pastër, të spastruar nga sërbët.

Petkoviq ka thënë se e vetmja gjë që ka bërë Kurti në dy vitet e fundit dhe ajo që po bën edhe sot janë-lëvizjet e dhunshme dhe të njëanshme që kanë për synim dëbimin dhe persekutimin e popullit sërb nga Kosova.

“Hapja e njëanshme e urës nga aspekti i sigurisë, është lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme në të cilën Kurti dëshiron t’a çojë deri në konflikt. Madje dhe në ditën kur zyrtarët e SHBA por dhe në ditët më parë dhe anëtarët e tjerë të Pesëshes, si dhe BE dhe Kfor, paralajmëruan qartë se çështja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog në Bruksel dhe në asnjë mënyrë tjetër, Kurti po e shkel në mënyrën më të tmerrshme dialogun dhe idenë e normalizimit”, theksoi Petkoviq.

A është i vetëm Kurti në këtë apo ka mbështetje të heshtur, do të tregohet më së miri në temën e urës.

“Kurti mund të marrë çfarëdo vendimi që do, por përderisa KFOR është fizikisht i pranishëm në urë dhe nuk lejon hapjen e saj, ura as që do të hapet. Për këtë të vetmes që mund t’i besojmë Kforit, është që t'i përmbahet fjalës së thënë publikisht dhe të mos lejojnë të realizohen planet e luftës dhe të rrezikshme të Kurtit.