Knezheviq: Në Zetë prej 12 majit nuk do të vlejë më njohja e Kosovës
Kryetari i Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi Millan Knezheviq tha se prej 12 majit në Zetë, kur këshilltarët e parlamentit vendor të miratojnë dokumentin përkatës, nuk do të vlejë më njohja e Kosovës.
Knezheviq për Novosti tha se pret që e njëjta të ndodhë dhe në komunat e tjera ku sërbët drejtojnë dhe janë dominues në ushtrimin e pushtetit.
"Pikërisht dëshirojmë të tregojmë se shumica e qytetarëve ishin dhe mbeten kundër njohjes së të ashtuquajturës Kosovë dhe se është koha për të ndrequr turpin më të madh në historinë e popullit malazez. Presim që dhe komunat e tjera tek të cilat dominojnë përfaqësuesit e popullit sërb, të votojnë pro deklaratës rreth anulimit të njohjes së të ashtuquajturës Kosovë që më në fund të paraqesin rezolutë në Parlamentin e Malit të Zi ku do të detyronte qeverinë e Millojko Spajiqit të ndryshojë vendimin e marrë nga qeveria e Millo Gjukanoviqit në tetor të vitit 2008. Duke pasur parasysh faktin në atë që deputetët e Lëvizjes Europa Sot në pushtet e shpallën së fundmi Spajiçin sërbin më të madh të kohërave moderne, ja ku është mundësia e tij për të hyrë në faqet më të lavdishme të historisë malazeze duke larë turpin më të madh", spegoi Knezheviq.
Në konstatimin se pritej mosnjohja e "krijesës së NATO në tokën e Sërbisë" pas rënies së PDS dhe pyetjes se kush është fajtor, Knezheviq tha se, fatkeqësisht dhe vetë anëtarësimi i Malit të Zi në NATO u realizua pa referendum nën bojkotin e opozitës.
"Dhe, ne u akuzuam për grusht shteti të supozuar, që mbarë ai proçes mori dimensione të komplotit gjeopolitik kundër Malit të Zi. Ajo çka është e sigurt, është se mbështetja për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO është nën 50% çka flet më së miri se çfarë raporti kanë qytetarët malazezë ndaj kësaj aleance. Nëse më pyetni se kush është fajtor, do t'ju përgjigjem me të njëjtën pyetje-dhe kush nuk është? Partia që unë drejtoj qëndroi për neutralitet ushtarak dhe tani besoj se ky është kuadri më i mirë i sigurisë për një shtet të vogël si Mali i Zi dhe do të doja që trazirat e fundit gjeopolitike në botë të mos më mohonin", theksoi Knezheviq.
Në konstatimin se çështja sërbe në Mal të Zi nuk mund të zgjidhet, si dhe se çështja e Kosovës, gjuhës sërbe, shtetësisë dhe tringjyrëshit ende shqetësojnë dhe pyetjes përse është kështu, theksoi se kurrë nuk ka pasur më shumë sërbë në qeveri dhe Parlament dhe kurrë nuk ka pasur debat se kush sërbi më i madh.
"Menjëherë gjithçka do të relaksoj, unë jam sërbi më i paktë nga të gjithë dhe nuk kam ambicie të jem udhëheqësi i popullit sërb në Mal të Zi. Por të gjithë ata që kanë këto ambicie, apo mendojnë se mbrojnë më së miri interesat e popullit sërb, tashmë kanë mundësi historike për të realizuar interesat e sërbëve në Mal të Zi, kështu që duke e kushtëzuar kryeministrin Spajiq me mbështetje të mëtejshme derisa të zgjidhë statusin e gjuhës, flamurit, shtetësisë dhe himnit sërb. Dhe sërish mendoj se kryeministrit nuk i nevojitet as kushtëzimi, sepse e përsëris, kohët e fundit në Kuvend u shpall si sërbi më i madh i epokës koderne. Sado absurde që tingëllon, është mirë që Tesla dhe Pupin nuk janë gjallë, sepse Spajiq do t'i kishte tejkaluar ata në sërbizëm", tha Knezheviq.
Duke komentuar kritikat që vijnë nga kundërshtarët politikë për miqësinë me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, tha se kundër Vuçiqit dhe PDS është dominues dhe një pjesë e qeverisë së Millojko Spajiqit.
"Dhe çfarë do të thotë kjo: që mes tyre nuk ka dallim ideologjik, ndërsa do të thoja edhe në kuptimin njerëzor. Veçse ishte e nevojshme që të niste revolucioni me ngjyra në Sërbi, që dhe në Mal të Zi të merrej bojë që në profilet e tyre të vendosej dora e përgjakur. Unë jam dikush që kujton 5 tetorin dhe që e konsideron atë datë si një nga më të zezat në historinë sërbe prej së cilës nisi dizintegrimi dhe shpërbërja e qenies sonë kombëtare. Ajo që pamë dhe që shikojmë në Sërbi, është tentativë për të përsëritur Pesë Tetorin dhe është detyra ime njerëzore dhe patriotike të jem kundër kësaj", shtoi lideri i PPD.
Duke folur për festimin e ardhshëm të 20 vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, theksoi se në këtë vend egziston "krizë identiteti".
"Dhe nuk feston mbarë Mali i Zi, feston një pjesë, ndërsa të tjerët besojnë se nuk kanë arsye për ndonjë festë. Ajo që di me siguri është se për festime do të keni Riki Martin, sepse do të paguhet afro dy milionë euro. Tani kërkojmë pemën e tij gjenealogjike për të parë nëse ka ndonjë lidhje me Malin e Zi", nënvizoi Knezheviq.
Ky i fundit theksoi se Ditën e Pavarësisë nuk do t’a festonte, sepse sikurse tha, nuk mund të jetë hipokrit.
"Unë 21 majin nuk do t’a festoj, sepse nuk mund të jem hipokrit dhe të shpall se kjo është dita më e ndritur në historinë e Malit të Zi kur mendoj se nuk është, ndaj votova për shtet të përbashkët. Gjatë atyre ditëve pushim, do të jem në Zeta, aty ku fitoi thellësisht ideja e shtetit të përbashkët. Dhe kush dëshiron të festojë, le t’ja kalojë gëzuar", theksoi Knezheviq.
0 komentet