Kongresmenia Teni: Dhuna e fundit në Kosovë e tmerrshme, çmoj dënimin e shpejtë të Vuçiqit

Klaudija Teni
Burim: Print Screen/You Tube - Committee on House Administration

Pashkëdrejtuesja e grupit të kongresmenëve sërbë, kongresmenia Klaudia Teni ka dënuar incidentet e fundit në fshatin Banjskë dhe tha se se çmon sinqerisht dënimin e shpejtë të sulmit nga ana e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

"Dhuna e fundit në veri të Kosovës është e tmerrshme dhe sinqerisht çmoj Aleksandar Vuçiq për dënimin e shpejtë të sulmit. Albin Kurti duhet të përmbushë detyrimet e veta sipas marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe të formojë Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe dhe të punojë për de-eskalimin e tensioneve" ka thënë Teni në rrjetin social "X" përmes deklaratës së saj të plotë.

Në deklaratë kongresmenia Teni ka thënë se qeveria e Sërbisë dhe Kosovës duhet të përmbahen nga retorika dhe aksionet të cilat mund të rrisin më tej tensionet.

"Prej muajsh jam shumë e shqetësuar si pasojë e potencialeve për eskalimin e dhunës dhe trajtimin e sërbëve kosovarë nga ana e kryeministrit kosovar Albin Kurti. Për këtë më herët këtë muaj i kam përcjellë letër kryeministrit Kurti në të cilën e ftoj të de-eskalojë tensionet dhe ruajë të drejtat e sërbëve kosovarë" ka kujtuar ajo.

Teni edhe një herë ka bërë thirrje në ruajtjen e plotë të të drejtave të njeriut dhe ato politike të pakicave në Kosovë veçanërisht të pakicës civile sërbe dhe njëkohësisht ka ftuar kryeministrin kosovar Kurti të përmbushë detyrimet e tija egzistuese ndaj marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013.

"Këtu përfshihet përfundimisht dhe krijimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe. Të dy palët duhet të vijojnë të punojnë së bashku që përmes paqes të zgjidhin mosmarrëveshjet shumëvjeçare. Administrata e Bajdenit gjithashtu duhet të sigurojë gjithashtu që Amerika të vijojë që konstruktivisht dhe proaktivisht të angazhohet në rajon sesi të të avancojë me paqen mes të gjitha palëve, duke u bazuar në sukseset e administratës së mëparshme”, tha ajo.

Siç shton ajo, ka kaluar shumë kohë që të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë përparim përmes rrugës diplomatike në mënyrë që përfshin vizion të përbashkët për rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor.