Konkluzionet e Këshillit Europian: Sa më parë të mbahen zgjedhjet në veri me pjesmarrjen e sërbëve
Në konkluzionet e sotshme të cilat janë miratuar nga liderët e BE gjatë samitit dy ditor të Këshillit të Europës që u mbajt në Bruksel, bëhet e ditur se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijojnë përmes përpjekjeve të vazhdueshme për de-eskalim ashtu sikurse të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri sa më parë të jetë e mundur me pjesmarrjen aktive të sërbëve kosovarë.
Këshilli Europian është thellësisht i shqetësuar si pasojë e situatës së sigurisë në veri dhe se çfarëdo mos-sukses de-eskalimi të tensioneve, do të ketë pasoja, thuhet në pikat 28 dhe 29 të konkluzioneve të cilat janë emetuar në sajtin e Këshillit të Europës.
Siç bëhet e ditur, Këshilli i Europës shpreh keqardhjen që të dyja palët nuk kanë arritur të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe aneksin për implementim, sikurse marrëveshjet e tjera të nënshkruara në dialogun e ndërmjetësuar nga BE i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi i lartë dhe mbështetet nga i dërguari special i BE.
"Këshilli Europian i bën thirrje Kosovës dhe Sërbisë që t'i zbatojnë ato, pa vonesa apo parakushte. Këtu përfshihet themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor në rrugën europiane të të dyja palëve dhe të dy rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, në konkluzionet është theksuar se Këshilli Europian është i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe dënon “sulmin e dhunshëm ndaj Policisë Kosovare më 24 shtator të 2023”, duke theksuar se pritet që autorët të vihen para drejtësisë.
“Bashkimi Europian pret që autorët të arrestohen dhe shpejt të dërgohen para drejtësisë dhe që Sërbia të bashkëpunojë totalisht dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë këndvështrim" thuhet në konkluzione.
Unioni Europian, thuhet në konkluzione, do të vijojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Ballkanin Perëndimor dhe mbështet përpjekjet për reformat e vendeve të këtij rajoni drejt rrugës europiane.
Në konkluzione të Këshillit të Europës, Kosova është etiketuar me "yll" pra duke vënë në dukje se pikëpamjet për statusin nuk janë paragjykuese dhe se ky prezantim është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
0 komentet