Konrad: Shpresoj në vendime të mira në Bruksel

Beograd_240227_Nacionalni konvent_Anke Konrad
Burim: Kosovo Online

Ambasadorja e Gjermanisë në Sërbi Anke Konrad thotë për Kosovo onlajn se është mjaft e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet e deritashme mes Kosovës e Sërbisë të zbatohen dhe shton se pret që sot në Bruksel të merren “vendime të mira” veçanërisht ajo që i përket dinarit sesi “njerëzit do të mundnin të jetojnë jetën e tyre”.

"Kjo vlen për Brukselin e 2013 dhe për marrëveshjet të cilat janë konkluduar më pas dhe natyrisht për vendimet e marra në Bruksel para një viti si dhe për ato në Ohër", bën të ditur Konrad.

Sipas fjalëve të kësaj të fundit kjo është e rëndësishme për të gjithë në Kosovë e Sërbi, ndërsa tashmë veçanërisht për ata që jetojnë në veri të Kosovës pasi siç ajo thekson, normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të lehtësojë jetën për shumë njerëz në rajon, por dhe do të kontribuojë për çdo zhvillim të ardhshëm.

"Shikojmë që tensionet e qëndrueshme nuk janë të mira për cilëndo palë, veçanërisht jo për njerëzit që jetojnë aty, mund të kenë pasoja për moszbatimin e marrëveshjeve dhe mendoj se ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes, e me atë duhet që të marrin vendime politike duhet të udhëhiqen nga kjo në ecurinë në zbatimin e marrëveshjes”, thotë Konrad.

Ambasadorja shton se shpreson se do të merren vendime të mira, jo vetëm sot në takimin në Bruksel, që ka të bëjë konkretisht me dinarin, por edhe në aspekte të tjera të rëndësishme si krijimi i BKS e cila do të rikthejë jetën normale në veri të Kosovës dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë.

“Përsa i përket çështjes së dinarit, sot kemi bisedime në Bruksel dhe shpresoj që ato të çojnë në zgjidhje që do t'u mundësojë njerëzve qasje në të holla, të mund të jetojnë jetën e tyre dhe të mos dëshpërohen. Shpresojmë që këto bisedime të jenë të frytshme, që së paku të tregojnë rrugën sesi zgjidhet kjo çështje. Pasi për ne kjo është e rëndësisë thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës” ka thënë Konrad.