Koshar: Sërbia për Francën është partner i rëndësishëm, rezoluta nuk shënjestron një vend apo një popull
Sërbia është për Francën partner i rëndësishëm që ka peshë si pasojë e të cilës është e rëndësishme që të dy vendet së bashku në kuadër të Europës të forcojnë dhe ushqejnë miqësi, jo vetëm në kontekstin e së kaluarës, por të orjentohen edhe tek e ardhmja, ka thënë për RTS ambasadori i Francës në Sërbi Pjer Koshar.
Ky i fundit ka thënë se vizita e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Francë u shpalos në kontekstin e miqësisë tradicionale.
"Ajo çka ka qenë mesazhi ynë kur ftuam presidentin Vuçiq në Paris, është se Sërbia është partneri ynë që ka peshë, i cili është partner i rëndësishëm dhe se nuk është si të tjerët pikërisht si pasojë e kësaj historie e miqësie. Kjo miqësi na detyrohet që sot dialogu mes dy vendeve tona të jetë dialog i sinqertë, që njëri-tjetrin t’a dëgjojmë dhe përmes kësaj të respektojmë si njërin dhe tjetrin", ka thënë Koshar.
Duke komentuar se njëra prej temave të takimit në Paris ka qenë në lidhje me rezolutën në të cilën do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të KB, Koshar thotë se Franca mbi gjithçka kupton sesa e ndjeshme është kjo temë në rajon.
Theksoi se kjo rezolutë nuk shënjestron ndonjë vend apo popull.
"Ajo kujton zgjarje të dhimbshme të para 30 viteve. Kjo rezolutë pra, nuk ka për qëllim jo t’u drejtojmë gishtin kujtdo, por të na kujtojë se ne dëshirojmë të shmangim luftën dhe dhunën në rajon. Në këtë temë, presidenti Vuçiq dhe presidenti Makron vendosën të punojnë bashkarisht, të vijojnë bashkëpunimin sesi në rajon të mbizotërojë dialogu dhe sesi vendet e Ballkanit Perëndimor të mundin të vazhdojnë me paqe integrimin e tyre drejt Europës”, shtoi ai.
Konstatimit të gazetarit se rezoluta ka lidhje konkrete me krimin në në Srebrenicë e jo vuajtjeve të armenëve apo veprimeve të Francës në pjesën koloniale të botës, Koshar bëri të ditur se ky është rasti, por “rezoluta nuk drejton gishtin tek ndonjë shtet apo popull”.
“Kujton një ngjarje që u shënua në rajon dhe Europë. Skenat nga Srebrenica unë i mbaj mend mirë, kjo është një ngjarje e fundit që la të tillë gjurmë, sepse ndodhi në kontinentin tonë dhe që la përshtypje të tillë. Ajo gatishmëri dhe vullnet për të kujtuar atë ngjarje është ajo që është. Ajo është shprehja e vullnetit tonë që kjo të mos e përsëritet. Ja pra, kjo rezolutë këtë do të thotë" shtoi ai.
Sikurse tha, beson se nuk mundet të humbasë për t’a shfrytëzuar këtë mundësi.
"Nuk duhet të shkojmë në drejtim sipërfaqësor. Drejtim i mirë është të punojmë bashkarisht për paqen" shtoi.
Pyetjes nëse ndoshta ky rast duhet t'i lihet gjykatës dhe përse kjo po ndodh tani, Koshar bën të ditur se janë përgjegjës për atë çka ndodhi në Srebrenicë sot para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë dhe se kjo është më e rëndësishmja pasi siç shton ai, e rëndësishme është që drejtësia të jetë e kënaqur.
"Kjo është ajo çka më e rëndësishmja. Ajo rezolutë, ndërsa ka dhe rezoluta të tjera në KB, ka për synim të forcojë kujtesën e asaj ngjarjeje, si të them, në kalendarin e Kombeve të Bashkuara. E përsëris se nuk tregon përgjegjësinë tek ndonjë popull apo shtet. Rezoluta thjesht i kujton komunitetit ndërkombëtar se duhet të shmangim që të mos përsëriten ngjarje të tilla” bën të ditur.
Pyetjes nëse mundet presidenti Emanuel Makron dhe Franca për Sërbinë të bëhet ajo çfarë në një moment ka qenë Angela Merkel dhe Gjermania, Koshar thotë se Franca ka raport krejtësisht ndryshe me Gjermaninë, histori tjetër dhe respekt të madh për Angela Merkelin dhe diplomacinë gjermane, por historia dhe raporti ndaj Sërbisë, ndonëse egziston synim i njëjtë, kjo është që të gjithë në fund të jenë në Bashkimin Europian.
"Presidenti Makron ka opinion të lartë rreth partneritetit që duhet të kemi me Sërbinë. Ai këtë e tha gjatë konferencës për shtyp. Në këtë moment vërtetësie për Europën e cila po përballet me krizë të madhe lidhur me agresionin rus, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Sërbia dhe Franca të jetë së bashku, që bashkarisht të mbrohen, fiks si në të kaluarën në pavarësinë e saj. Këtë mundemi t’a bëjmë në kuadër të Europës dhe të kultivojmë dhe ushqejmë miqësinë tonë, jo vetëm në kontekstin e së kaluarës, por duke parë nga e ardhmja" tha ai.
Siç shton, ky ishte mesazhi kryesor i presidentit Makron për presidentin Vuçiq dhe mesazhi i institucioneve të tjera franceze.
Në Europë, bën të ditur ai, Franca mendon se Sërbia ka vendin e vet, mes të tjerash, pasi sipas kësaj janë të bindur se kjo ide e autonomisë strategjike të Europës është edhe ide e Sërbisë.
"Sërbia mund që me potencialet dhe burimet e veta të kontribuojë në të. Ja pra, ky ishte mesazhi kryesor i vizitës. Egzistojnë pritshmëri dhe, natyrisht, Franca inkurajon dhe nxit Sërbinë të vazhdojë reformat e veta për të hyrë në BE" shton ai.
Duke komentuar atë që në Francë janë të vetëdijshëm për përshtypjen se Europa është e lodhur nga zgjerimi, Koshar thotë se Franca, përfshirë edhe presidentin Makron, është e vetëdijshme se egziston lodhje të tillë dhe dëshiron t’a kapërcejë atë.
“Do të ishte gabim të besohet se sot jemi në një lloj etape të re, e cila nuk do të zgjasë, në etapën e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne jemi në pikën e kthesës në Europë dhe Sërbia duhet të përfitojë nga kjo pikë kthese. Ne këtë e dëshirojmë, sigurisht por i takon popullit sërb që të vendosë. Ne me të vërtetë dëshirojmë që të investohen të gjitha përpjekjet pavarësisht nga kjo lodhje, ndoshta ndonjë lloj zhgënjimi dhe të bëhet gjithçka që përmes rrugës së reformave dhe një historie pozitive rreth Bashkimit Europian, t’a përshpejtojmë këtë proces. Nga ana jonë, nga ana e Francës, ne jemi plotësisht të gatshëm të përshpejtojmë rrugën drejt zgjerimit”, tha ai.
Pyetjes se cili vend sipas opinionit të tij mund të hyjë i pari në BE, Ukraina apo Sërbia, Koshar tha se egziston dinamikë e caktuar ashtu sikurse Ukraina ka ende shumë, shumë në rrugën e vet.
"Ne, natyrisht, admirojmë atë sesi banorët e Ukrainës zgjodhën Europën, pavarësisht bombave dhe të gjitha vështirësive. Por Sërbia prej shumë vitesh punon me reformat për t'u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Kështu që nuk duhet të frikësohet se aty egziston ndonjë garë dhe se dikush do të lihet mënjanë”, thotë ai.
0 komentet