Vuçiq me Makronin: Prishtina nuk ka bërë asgjë, BKS nuk ka lëvizur nga pika e vdekur
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme në Paris se Sërbia ka përmbushur gjithçka çka qenë e parashikuar në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë asgjë-Bashkësia e Komunave Sërbe që është detyrim i saj, nuk ka lëvizur nga "pika e vdekur".
"Thatë se të dy palët kanë bërë diçka. Jo të dyja. Njëra palë nuk ka bërë asgjë, nuk përmbushi asnjë pikë as të marrëveshjes së Ohrit apo marrëveshjen tjetër të Brukselit, por ka ndërmarrë zgjedhje në të cilat kanë marrë pjesë 3,4% të zgjedhësve", ka thënë Vuçiq në konferencën e përbashkët me Makronin.
Edhe pas nënshkrimit të peticionit, Prishtina vijon të-mos ofrojë zgjedhje, ka thënë Vuçiq. "Ushtrojnë shpronësime, sjellin ushtarë dhe policë në veri ndonëse nuk e kanë këtë të drejtë. Vazhdon të mos ndërmerret asnjë hetim ndaj atyre që kanë qëlluar ndaj fëmijëve sërbë vetëm sepse mbanin pemën e Krishtlindjes, e as ndaj lëndimeve të tjera, ndërkohë që të gjithë po flasin vetëm për Banjskën", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit theksoi se dhe çështja e dinarit-ka rëndësi jetike për egzistencën e sërbëve në Kosovë.
"Sërbia nga marrëveshja e Ohrit ka përmbushur tre gjëra, ndonëse nuk duhej asnjë, pasi marrëveshja ka qenë që fillimisht duhet të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe e cila nuk ka lëvizur prej pikës së vdekjes. Ndërsa Sërbia ka përmbushur gjithçka, kartat e identitetit, targat, vulat doganore…", ka thënë Vuçiq.
Si pasojë e gjithë kësaj ka shtuar ai, dëshiron që me Makronin të bisedojë rreth Këshillit të Europës dhe asaj sikurse thotë, duhet të ndodhë në territorin e Francës me rastin e 75 vjetorit të themelimit të kësaj organizate, ndërsa ka lidhje me kërkesën e Kosovës për pranim në KE.
185 vite prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike-Franca është partner kyç në BE. Kujtoi se të dy vendet këtë vit shënojnë 185 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
"Franca për ne ka qenë gjithmonë më e afërta në Europë, më shumë jemi mbështetur tek ajo në Luftën e Parë e të Dytë Botërore. Dhe sot kur kemi ndonjë problem apo hall, personalisht përherë kam mundur të varem tek Ju. Rrallë janë ata që dëshirojnë të dëgjojnë të tjerët, veçanërisht kur janë më të vegjël se vetja. Por presidenti Makron përherë ka dëshiruar të dëgjojë ata që janë dikushi në Ballkanin Perëndimor, apo të paktën mendoj tërësisht të kundërtën. Pafundësisht ju falenderoj për këtë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shton se raportet ekonomike të Sërbisë dhe Francës janë pakrahasueshmërisht më të mira sesa kanë qenë më parë, pasi në pesë vitet e fundit janë dyfishuar shkëmbimet tregtare.
Në Sërbi operojnë 339 investitorë francezë të cilët kanë punësuar 11.125 persona.
"Dhe sot kemi zhvilluar bisedime të rëndësishme me kompaninë EDF dhe Daso. Jemi jo afër punëve të mëdha, por gjëra strategjike, jemi duke punuar me Francën si partner kyç në BE. Pres mbështetje dhe në sfera të tjera, nga ’Sërbia e Pastër’ e deri tek shkëmbimet kulturore”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit falenderoi Makronin për këto sikurse tha, përherë dëshiron të dëgjojë Sërbinë. "Faleminderit për mbështetjen e madhe ndaj Sërbisë, jo vetëm për rrugën europiane, por edhe në atë çka na mbroni kur kjo nuk është e lehtë pasi di që disa mezi presin që të përplasen me Sërbinë. Faleminderit që nuk mendoni si ata, por që keni mendësi të kuptoni se së bashku mund të ruajmë paqen“, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit theksoi dhe se Sërbia përherë ka repektuar integritetin e Bosnjë-Hercegovinës, por dhe Republikën Sërbe brenda B&H, në kuadër të marrëveshjes së Dejtonit.
"Gjithmonë do t’a bëjmë këtë, në të mundeni të përllogarisni dhe Sërbinë kur është fjala” ka shtuar Vuçiq.
Sërbia, tha ai, ka besim tek presidenti francez.
"Ne ju besojmë, disa gjëra për ne janë të rëndësishme ndërsa për ju të vogla, i premtove dhe i përmbushe. Jeni njeri që mbani fjalën. Respektojmë mjaft dhe duam Francën. Ndërsa unë do të jap gjithçka nga vetja që Sërbia në të ardshmen të mbajë fjalën e dhënë” ka thënë presidenti Vuçiq.
0 komentet