Koshta: Shpresoj që ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës nuk janë trend por nevojshmëri e jashtëzakonshme de-eskaluese

Antonio Košta i Vjosa Osmani
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit të Europës Antonio Koshta ka theksuar se zgjerimi i Unionit tek vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik i Brukselit dhe tha se Kosova ka vendin e vet në BE, por duhet të përmbushë detyrimet e veta nga dialogu me Sërbinë. Presidentja kosovare Vjosa Osmani tha se vizioni i zgjerimit të BE sot është më i domosdoshëm se kurrë dhe se pret që të çelet përfundimisht rruga e Kosovës drejt BE.

“Nuk mund të flas mjaftueshëm sesa i rëndësishëm është zgjerimi për Unionin Europian dhe besoj për ju. Ky është investim për paqe dhe stabilitet dhe sjell përfitime domethënëse për qytetarët tuaj. Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është mundësi e madhe. Është e domosdoshme që të zbatoni axhendën tuaj ambicioze në reforma që të mund t’a përfitoni atë tërësisht. Sikurse e dini, është e rëndësisë jetike të arrihet përparim i vërtetë dhe i prekshëm në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Sërbisë. Kjo do të ishte në interes të rrugës suaj europiane dhe në fund të fundit për jetën e qytetarëve të Kosovës” tha Koshta.

Ky i fundit tha se Kosova ka vendin në BE, por që duhet të përmbushë detyrimet e veta.

"Me përfaqësuesin e ri special të BE Peter Sorensen, i emëruar këtë vit, është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ecur përpara. Ju keni punuar vlefshëm në forcimin e demokracisë gjatë viteve të kaluara dhe jam i bindur se do të vazhdoni në të njëjtin drejtim. Kjo gjithashtu përfshin edhe ndërtimin e konsensusit mes forcave të ndryshme politike" spegoi Koshta.

Ky i fundit tha se gjithçka varet nga ndërtimi i besimit-në atë që të jesh partner i besueshëm dhe stabil në vend, me fqinjët dhe me partnerët e vet në Bashkimin Europian.

Duke folur rreth heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, Koshta tha se do të donte të shikonte de-eskalim në mënyrë që kjo të mund të ndodhte.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për de-eskalimin e tensioneve në rajon dhe në veri të Kosovës. Ndërsa ajo çka dëshiroj është që këtë de-eskalim ta kemi sa më shpejt të jetë e mundur e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se jeni plotësisht të përkushtuar në rrugën europiane drejt de-eskalimit dhe sikurse tha presidentja dje, ndaj angazhimit në këtë dialog me Beogradin”, shtoi Koshta.

Osmani: Presim që rruga për Kosovën të çelet më në fund drejt BE

Presidentja kosovare Vjosa Osmani, tha se vizioni i zgjerimit të BE sot është i nevojshëm se kurrë më parë dhe se pret që më në fund të çelet rruga drejt BE për Kosovën.

“Për Kosovën dhe popullin tonë, Bashkimi Europian përherë ka qenë rruga e vetme. Jo një nga opsionet, por e para, e vetmja rrugë. Mos e merrni këtë të mirëqenë përfundimisht”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për mediat.

Ajo theksoi se vizioni i zgjerimit të BE si projekt strategjik që forcon paqen, sigurinë dhe demokracinë, sot është i nevojshëm më shumë se kurrë, sepse në kohë sfiduese nevoja për hapa të guximshëm nuk është opsion, por një domosdoshmëri.

“Kosova është e gatshme të ecë para në rrugën e integrimit europian, institucionet tona po forcohen, ndërsa qytetarët tanë janë më pro-europianët në mbarë rajonin” nënvizoi Osmani.

Ndaj, sikurse tha, Kosova pret që nën udhëheqjen e Koshtës të avancojë në këtë proces.

“Dhe se rruga drejt Bashkimit Europian më në fund do të çelet për Kosovën”, theksoi Osmani.

Sërish shprehu shpresën se shtetet anëtare do të lejojnë heqjen e masave të cilat sikurse tha, i’u vendosën padrejtësisht Kosovës.

Ajo shtoi se ka ardhur koha që të merret parasysh kërkesa e Kosovës për anëtarësim:

"Që të mos ngelet dokument i arkivuar, por të trajtohet me prioritet".

Përsëriti se shpreson që masat e vendosura ndaj Kosovës do të shfuqizohen, pasi u vendosën padrejtësisht.

Gjithashtu shprehu shpresën se pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, këtë çështje do t’a trajtojnë me prioritet.

Shtoi se emërimi i të dërguarit të ri special për dialog, do t'i sjellë frymë të re këtij procesi me bindjen se fokusi duhet të jetë tek njohja reciproke e Kosovës dhe Sërbisë.