Koshta në prag të vizitës në rajon: Besoj palëkundshmërisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron tek BE
Kryetari i Këshillit të Europës Antonio Koshta në prag të vizitës në rajon ka thënë se beson palëkundshmërisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE dhe me ardhjen e tij dëshiron të inkurajojë partnerët në rajon që maksimalisht të shfrytëzojnë mundësinë që të vijojnë të insistojnë tek reformat.
“Këtë javë udhëtoj në Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në rajon qysh kur kam marrë rolin e kryetarit të Këshillit të Europës. Një prej prioriteteve të mia kryesore është zgjerimi. Besoj palëkundshmërisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron tek Unioni Europian” ka thënë Koshta në videoregjistrimin e shfaqur në rrjetin “X“.
Ai ka theksuar se është pikërisht anëtarësimi në BE mënyra më e mirë që të nisë me listë të re dhe ndërtimin e të ardhmes së paqtë të përbashkët, stabilitetit dhe prosperitetit.
“Dëshiroj të inkurajoj partnerët tanë në rajon që të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi dhe të vazhdojnë të insistojnë tek reformat. Di që nuk është e lehtë se ka shumë punë dhe mjaft sfida në këtë rrugë. Por qëllimi është i pastër si kristali-të jeni pjesë e BE. Arritja e kësaj do të thotë që të ngeleni të përkushtuar, të investoni përpjekje dhe mbështetur vlerat europiane” ka thënë Koshta dhe shtoi se është i gëzuar që do të vizitojë Beogradin, Sarajevën, Podgoricën, Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën.
Koshta vizitën e parë në rajon do t’a nisë nga Beogradi ku do t’a presë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
0 komentet