Kosova ankohet dhe tek përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel: Dialogu ishte "dialog mes Kosovës dhe Llajçakut"
Ambasada e Kosovës në Bruksel ka dërguar sot “notë verbale” për të gjithë përfaqësuesit e përhershëm të 27 vendeve të BE në të cilën shpreh kundërshtime serioze dhe kritika për llogari të të dërguarit special të Unionit për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, Mirosllav Llajçak, duke pretenduar se është i njëanshëm dhe se biseda praktikisht është kthyer në “dialog mes Kosovës dhe Llajçakut”, mëson Kosova onlajn.
Në notë fajësohet Llajçak se nuk reagoi ndaj “shkeljes së marrëveshjes nga pala e Sërbisë”, pasi Sërbia nuk është përballur me pasoja nga BE për “shkeljen kaq të dukshme të marrëveshjes”.
Shtohet se Kosova është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar në procesin e normalizimit dhe se Kurti përmes kryenegociatorit Besnik Bislimit, dorrëzoi “tre propozime konstruktive” për Planin e implementimit dhe komentoi të gjitha draftet e propozuara nga Llajçak, ndërsa Sërbia “nuk dorrëzoi asnjë”.
“Megjithatë, shqetësimi ynë i vazhdueshëm ishte se Llajçak refuzoi që në Plan të përfshinte nenet që impononin detyrimet e Sërbisë, të cilat ishin vendimtare për pëlqimin e Kosovës ndaj marrëveshjes. Kjo është në kufijtë e të padrejtës-të insistosh që Kosova të përmbushë fundin e kontratës të saj pa insistuar në atë që Sërbia të përmbushë të vetën-aq më tepër që presidenti i Sërbisë shumë herë zotohet publikisht se këtë nuk do t’a bëjë” thuhet në notën kosovare.
Bëhet e ditur se ndërmjetësi në dialog “në përgjithësi ka pranuar qëndrimet e Sërbisë”, e cila “refuzoi qasje të balancuar”.
“Kjo qasje e pabalancuar dëmton zgjidhjen e drejtë në qendër të propozimit franko-gjerman dhe për këtë arsye do të shuante çdo shpresë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë për një kohë të gjatë. Qasja e Llajçakut ishte që të përputhej plotësisht me këmbënguljen e Sërbisë që të mos përmbushë asnjë detyrim sipas neneve 1-5. Marrëveshja bazë e cila përfshin elementet më të rëndësishëm të asaj që do të ishin vlerat europiane të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe njohjes reciproke të integritetit territorial dhe juridiksionit ndërkombëtar”, thuhet në notën e Prishtinës.
Për ta, është "e paspegueshme" që Llajçak insistoi që këta anëtarë të mbeten jashtë Planit të implementimit.
Kundërshtia ndaj Llajçakut kanë edhe kur është çështja e takimit të fundit të 14 shtatorit në Bruksel, sepse, siç thonë, përkundër propozimit konstruktiv të Kurtit, “prej fillimit ka refuzuar të vazhdojë diskutimet duke deklaruar para kohe se palët nuk kanë mundur të merren vesh për planin gjithëpërfshirës dhe se propozimi i Sërbisë gjithashtu u refuzua”.
Theksojnë se qysh prej 18 marsit, vetëm Kosova ishte e angazhuar në sjelljen e propozimeve konkrete rreth Planit të implementimit të marrëveshjes, ndërsa Sërbia insistoi tek BKS. Dhe, në vend që të sjelle kundërpropozime, këtë pretendohet se e ka bërë Llajçaku, i cili ka paraqitur propozimin e tij “kundër propozimit të Kosovës”.
“Në këtë mënyrë dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë, u shndërrua në dialog mes Kosovës dhe Llajçakut. Ndërmjetësuesi madje u angazhua në keqinterpretim, duke pretenduar gënjeshtërsisht se ky dokument ishte shpërndarë me Kosovën në të kaluarën” thuhet në notë.
Në këtë të fundit shtohet se ngelet e qartë se Sërbia dhe Llajçaku “ndajnë të njëjtën logjikë”-e para BKS, si parakusht e më pas detyrimet e Sërbisë për zbatimin e Marrëveshjes.
“Mbërritëm në kuptim të trishtuar se ndërmjetësuesi europian pranoi qëndrimin e Sërbisë. Kjo nënkupton braktisje të heshtur të Marrëveshjes themelore dhe kjo natyrshëm do të fshijë gjithçka që kemi arritur gjatë vitit të kaluar” shtohet në dokument.
Sipas Prishtinës BE nuk duhet të mbështesë interpretim të pjesshëm dhe të pabalancuar të marrëveshjes, por duhet haptazi të pyesë “a i përmbahet Sërbia marrëveshjes në tërësi apo jo”.
“Nëse shkohet drejt suksesit në marrjen e konfirmimit deri tek Llajçaku dhe Sërbia se kemi marrëveshje të padiskutueshme, e cila duhet të zbatohet në tërësi, Kosova mbetet e gatshme të nisë bisedimet për vetëqeverisjen e sërbëve kosovarë si pjesë e procesit të implementimit në të cilin dhe Sërbia detyrohet të përmbushë detyrimet e veta. Për hir të së ardhmes së qëndrueshme të gjashtçes ballkanoperëndimore, të gjithë duhet të dyfishojmë përpjekjet për të shkuar drejt normalizimit. Kosova edhe një herë garanton se do t’a zbatojë me besnikëri pjesën e vet të kontratës. Kërkon vetëm garanci të ngjashme nga pala tjetër” përfundon nota përcjellë tek adresat e të gjithë përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel.
Kjo nuk është letra e vetme me vërrejtje të cilën Prishtina e përcjell tek përfaqësuesit e huaj. Kurti më herët sot në konferencën për shtyp në Prishtinë ka thënë se i ka përcjellë letër me spegime kancelarit gjerman Olafu Sholc, presidentit francez Emanuel Makron, kryeministres italiane Xhorxhia Meloni dhe sekretarit amerikan Entoni Blinken në lidhje me dialogun e mbajtur më 14 shtator në Bruksel në të cilën thuhet se Llajçaku nuk po drejton procesin siç duhet.
"Të parën që bëra më 15 shtator, ishte se përcolla letër speguese në Paris, Berlin, Romë dhe Uashington. Parisi dhe Berlini konfirmuan mbërritjen e letrës. Ndaj përcolla letër edhe tek kancelari Sholc, presidentit Makron, kryeministres Meloni dhe sekretarit Blinken. Këtu kemi të bëjmë me të dërguarin i cili ka deformuar procesin duke mos u fokusuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë, por duke lejuar që karroca të vendoset përpara kalit” ka thënë Kurti.









0 komentet